Dhuna ne familje

Dhuna ne familje

Pershendetje stafi nuk je vet. Deshta te shkruaj nje shqetsim per mu ateher un jam me prinderit e mi shum e lidhur emocionalisht. Jam femija i madh ne familje, dhe kam shkuar gjithmon sipas rregullav te prinderve dhe jam bere vajza shembullore per ta. Sidomos me babin i kam raportet si shok me kupton dhe me perkran gjithmon. Por jane disa gjera qe me lendojn sidomos tash masi jam bere nene. Pershembull kur kam qene femi babi ka qene person pak me agresive dhe shpesh ka ushtru dhune ndaj meje. Kur kam qene 1 vjet e gjysem kam foto shenja ne fytyr qe um ka ushtru dhune fizike ndaj meje pse kam qene femije me hiperaktiv. Kjo ka vazhdu edhe kur jam rritur jo vazhdimisht por n situata te caktuar. E mbaj mend qe um ka perplas per toke, um ka rre me rryp edhe um ka godit. Une kom mendu qe kjo osht normale gjdo prind ushtron dhune ndaj femijes vet. Qekjo osht menyre e diciplines edhe e edukimit. Por tash qekjo um lendon edhe thelle mbrenda meje nuk mundem me ja fal. Kur e mendoj veten 1 vjet e gjysem me shenj n ftyr prej t goditmes ose kur kam qene 3 vjet 4 vjet 6 vjet por edhe me e madhe. Vllezerit edhe motres time nuk i ka prek asniher me dor pavarisht nese kan bo gabime ma t mdhaja se un por te un e ka bo. Mekanizmi i jem mbrojtes um ka bo qe un mos me leju veten asniher me kujtu kto ngjarje por me mendu qe ket dhune se kom perjetu un i’a kom mohu vetes. Por tash n situata t caktume kur kom debat me burrin tem e priti kur pom godit ose po ushtron dhune ndaj meje. Ose femija jem shpesh here kur bon probleme mendoj qe tash burri i jem ose une duhet me ndeshku me dhune. Kisha pas nevoj per keshillin e juaj si ekspert, eshte normale kjo qe e kom perjetu si femije apo tani ja duke perjetu pasojat. Dhe cila eshte menyra me e mire qe un te behem nje nene e mir per femiun tim.

Një koment për “Dhuna ne familje”

  1. Prof. Asoc. Veronika Duci says:

    Përshëndetje Lola, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm!

    Më vjen keq për dhunën që ke përjetuar që në vegjëlinë tënde! Sigurisht që nuk është “normale” që një prind dhe askush tjetër të dhunojë fëmijën e vetë në këtë mënyrë! Ka mënyra të tjera për të disiplinuar fëmijët dhe i takon të rriturve që të mësojnë të menaxhojnë nervat e tyre dhe të mos i shfryjnë tek fëmijët.

    Faktikisht, këto ri–përjetime që ke tani ngjajnë me shenja të një stresi post–traumatik dhe janë pasojat e dhunës së përjetuar. Përtej viteve që kanë kaluar, këto ndjenja dhe frikëra rikthehen kur ne vihemi përballë situatave të ngjashme, si në rastin tënd që u bëre nënë dhe tani po të rikthehen frikërat e atëhershme. Ndërgjegjësimi që ti ke për këto frikëra besoj se do të të ndihmojë, domethënë që je e interesuar për të mos përsëritur dhunën dhe për të bërë më të mirën për fëmijët tënd.
    Gjithashtu, mund të lexosh pak më shumë nëse të intereson për pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe për metoda të disiplinës pozitive (kështu quhen) që të gjesh forma të tjera jo–lënduese për të rritur fëmijën tënd.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: