Dhimbje ne kraharor

Dhimbje ne kraharor

Pershendetje Nuk je vetem! Jam nje vajze 20 vjece. Ne fillim te shtatorit me filloi nje dhimbje ne gjoks dhe kraharor, kryesisht ne anen e majte. Pasi isha shume e shqetesuar bera EKG e zemres dhe me doli shume mire, edhe analizat e gjakut me dolen shume mire, pervec Fibrogjenit – 447. Gjithesi doktoresha e zemres me dha: Magnetrans, Vagostabyl dhe Raneks. Pas mbarimit te ilaceve u qetesova per gati 10 dite, por tani kjo dhimbje me ka filluar prap dhe nuk e di cfare mund te jete dhe nga se mund te vij duke qene se kontrollet dolen mire. Ne fakt kur dhimbja mu shfaq qe ne fillim te shtatorit isha para nje provimi shume te veshtire, ku fillimisht edhe tensionit e kam pasur pak te lart gati 16 me 9, por mu qetesua pas ilaceve ne 10 me 7. Aktualisht e kam 13 me 8. Tani me ka filluar prap dhimbja (therja). Cfare mund te jete kjo? Mund te lidhet perseri me stresin? Do ta vleresoja shume pergjigjen tuaj. Faleminderit!

Na përcjellni edhe në: