Depresioni
Pershendetje. Edhe une po kaloj nje situate pak te veshtire keto dite. Kam gati nje jave qe nuk ndihem rehat me veten. Kam shqetesime qe nuk me lejojne te perqendrohem. Jam 26 vjec dhe me pare kam vuajtur nga depresioni dhe ankthi. Kam qene tip i mbyllur ne vetvete por tani kam me shume se 10 vjet qe ia shpreh shqetesimet njerezve te afert. Une punoj ne nje restorant dhe ideja qe do filloje sezoni me tremb. Nuk ndihem vetvetja ime dhe ne te shumten e kohes jam konfuz dhe sme pelqejne gjerat qe kam dashur dikur. I vetmi moment qe ndihem mire eshte vetem kur fle gjume dhe sa zgjohem kam nje ritem te shpejte te rrahjeve te zemres. Ndonjehere duket sikur do cmendem. Cfare me keshilloni?
Ju faleminderit nga zemra.
Pershendetje Starz dhe te falenderoj qe na ke shkruar.
Me vjen keq qe po kalon nje situate te veshtire dhe qe nuk ndjehesh komod prej disa ditesh me veten. Perqendrimi qe ne kemi gjate perditshmerise tone varet nga shume faktore sic mund te jene; ngarkesat e ndryshme qe vijne nga gjera te ndryshme, nje situate jo e mire qe mund te jemi duke kaluar, nje veshtiresi ne marredhenie me te tjeret, ne marredhenie me veten, nje konflikt apo dicka tjeter. Mua me vjen mire qe gjerat kane ndryshuar nga me pare, duke zgjedhur te heqesh dore nga izolimi dhe te ndash shqetesimet me njerezit e afert. Ky eshte nje hap shume i rendesishem dhe ndihmues per ty. Fakti qe ndjen se kane kaluar per ty gjendjet e ankthit dhe te depresionit eshte gjithashtu nje tregues pozitiv dhe kurajoz per personin tend.
Mesa po kuptoj, gjeja qe po te rrit nivelet e stresit dhe shqetesimit eshte afrimi i sezonit te punes, i cili shoqerohet me ngarkese dhe intensitet per ty. Une e kuptoj qe mund te jete e lodhshme, por le te fokusojme mendimin tek e tashmja, tek ajo qe po perjetojme tani. E ardhmja eshte nje mendim qe ngacmon mendjen tone, por ajo qe ne mund te kultivojme eshte kontrolli mbi te. Sa nga gjerat qe ke parashikuar deri tani vertet kane ndodhur? Dhe sa fuqi kemi ne per te paraprire dhe konsumuar qe heret ndjesite e stresit dhe ngarkeses ende pa ndodhur?
Mendoj te fokusohesh tek gjerat qe ke tani dhe te gezosh me disa aktivitete qe te pelqejne. Nuk eshte e thene te te pelqejne dhe te gezosh per gjera qe me pare te prodhonin keto ndjesi. Ne ndryshojme, maturohemi dhe bashke me ne edhe pritshmerite, deshirat dhe gjerat qe na bejne te lumtur. Kur te nisesh sezonin e punes, mundohu te alternosh edhe kohe pushimi per veten tende ose mund te shikosh mundesine per dicka tjeter.
Do te keshilloja aktivitet fizik, kohe ne natyre, te lexosh nje liber qe te pelqen dhe te kalosh kohe me shoqerine apo njerez te dashur.
Une te falenderoj dhe pres te me shkruash per nje komunikim te metejshem.
Uarda