DEPRESIONI

DEPRESIONI

Pershendetje jam nje vajze 22 vjece qe po kaloj nje periudhe shume te veshtire Babai pika ime dobet po ben 3 vite qe ka vdekur disi e pata kaluar si situat po sa her metzitem me rikthehet. Jam e fejuar prej 1 viti me deshire por shikoj qe kemi vetem mosmarveshje s ndjej mbeshtetet as nga ai as nga familja ime. Mama’ja akoma se ka marr vet vetsn dhe ecen me paterica ka bere disa nderhyrje ne gju pasi e ka thyer para 7 vitesh. Nuk genero te ardhura vec un me kemp 10000 lek y vjetra sepse jam epileptic dhe paralize te pjeshme cerebral

Një koment për “DEPRESIONI”

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Më vjen keq për situatën në të cilën ndodhesh. Humbja e babait mund të ketë ndikuar në ndjenjat e tua të vetmisë. Ti thua se ai ishte pika jote e dobët. Ndoshta me atë mund të jesh ndjerë e kuptuar, e mbështetur dhe e sigurt. Tani që ai nuk është më, ti përpiqesh që këto ndjenja ti gjesh te persona të tjerë rrotull teje. A ke folur me të fejuarin tënd? Ia ke shprehur mënyrën se si ndihesh? Për cfarë ke nevojë ti tani? Përpiqu të identifikosh nevojat e tua dhe si mund t’i plotësosh ato. E kuptoj që nga ana tjetër, gjendja jote fizike dhe e nënës tënde e ka bërë më të vështirë gjendjen tënde psiko-emocionale. Nuk e di si është dita jote, nëse shkon në shkollë apo në punë, por do të të sugjeroja të gjeje aktivitete që të pëlqejnë. A ke ndonjë mike/ të afërm që mund t’i shprehësh mënyrën se si ndihesh këto ditë? Sugjeroj të flasësh me personat që të duan, që ke besim dhe të kërkosh mbështetjen e tyre. Gjithashtu, mund të na rishkruash përsëri dhe nëse e sheh se kjo periudhë po zgjat, do të ishte e nevojshme për ty që të fillosh seanca psikoterapie me një psikolog klinik ose psikoterapist.

    Gjithë të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: