Depresioni

Depresioni

Pershendetje jam nje vajz 20 vjeç un jam zhgenjyer disa here ne jete nga disa ndodhi qe me ka ndodhur  ne pune.  u njoha me nje djal edhe e refuzova disa her po aj insistoj aq shum sa qe nuk ndalojke duke ardh ne vendin e punes kur mbas nje viti pranova te dal.  fillova ta pelqeja ishte gjdo gje mir fillova te dal u sill shum mir me mua asnjeher nuk ka tentuar te bej diqka pa deshiren time mandje planifikuam te ardhmen familje bashk kam dalur edhe me nje familjar te tij.  ai jeton jasht  mbasi shkoj atje sme ka shkruar me gati 2 muaj mesazhi i fundit ka qen se esht shum i ngarkun nuk ka koh me fol , qe skam koh shum me fol ndjehem shum keq edhe me stres fakti qe i besova nuk e di arsyen se qfar ka mund te ndodh i kam shkruar disa her prap nuk ma ka kqyr mesazhin. un kam qene nje vajz pa provoj nuk kam dal asnjeher me ndonje djal per tu njoftuar ai ka qen hera e pare tash jam shum ndepresion kete vit me ka ndodhur edhe nje ngjarje nfamilje qe me ka deshpruar shum kemi kuptuar se vellau im eshte perdorus i narkotikve ishte shum i veshtir per mua fakti qe e shoh familjen duke vuajtu shum por nuk ke zgjedhje qe te besh nuk mundesh me ju ndihmu kto nja 2 ngjarje qe kan ndikuar ket vite shum te une ne cdo gje npune nuniversitet jam munduar ta largoj mos te menoj jam mundur qa ta mshef ndaj tjerve te dukem okej por nuk munda me kam nevoj per ndihme qe te permisohem.

3 komente për “Depresioni”

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Vesa,

    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. Më vjen keq që ndihesh e zhgënjyer dhe mesa po kuptoj edhe e lënduar. Në një moshë të tillë, dhe jo vetëm, është e shpeshtë që të njohësh dikë duke menduar të ardhmen me të dhe vjen një moment që gjërat marrin një drejtim tjetër. Duket sikur ti je e paqartë për arsyen e largimit, ose më saktë kërkon një përgjigje nga ai. Mund të jetë e natyrshme që mund të ndihesh edhe e braktisur. Nga vijnë këto ndjenja? Kur mund të jesh ndjerë kështu më parë? Ndonjëherë ndodh që disa ndjenja të përjetuara në fëmijëri të rikthehen edhe në situatat e së tashmes. Për shembull, nëse në fëmijëri ti mund të jesh ndjerë e braktisur nga prindërit e tu, të njëjtën ndjenjë mund të ndodh të përjetosh edhe me largimin e ish të dashurit tënd. Unë e kuptoj që gjendjen tënde emocionale mund ta ketë përkeqësuar dhe situata me vëllain. Pavarsisht se në të dyja situatat, do doje që gjërat të ishin ndryshe, përsëri është e rëndësishme të kuptosh dhe të pranosh që nuk janë në dorën tënde. Po çfarë është në dorën tënde? Çfarë mund të bësh ti në lidhje me ish –të dashurin tënd? Ti shkruan se i ke shkruar dhe nuk ke marrë përgjigje. Si të bën të ndihesh kjo? Çfarë përgjigje do doje nga ai kur ndonjëherë mungesa e përgjigjes mund të jetë një përgjigje. Ti shkruan se ndihesh shumë keq dhe me stres për faktin që i besove. A është faj t’i besosh dikujt? Nëse do të ishte dikush që ti e ke përzemër dhe do të thoshte shqetësimin tënd, si do i përgjigjeshe? Çfarë faji ka ajo në gjithë këtë? Si do e sugjeroje të vepronte tani e tutje? Ndërkohë, disa situata duhen parë edhe si eksperienca që ti mund të kesh mësuar diçka. Njohja me njerëz të ndryshëm dhe kontakti me ta, të bën të kuptosh veten se si reagon në situata të caktuara dhe sjelljen e njerëzve. Nga ana tjetër, çfarë mund të bësh ti në lidhje me vëllan tënd? Secili është përgjegjës për veprimet dhe vendimet e veta. Mua më bëhet qejfi kur lexoj në fund të letrës se ke nevojë të përmirësohesh. Ne jemi këtu dhe mund të na rishkruash përsëri në lidhje me pyetjet më lartë apo për çdo shqetësim tëndin. Të sugjerojë të flasësh me një të afërm apo mik/mike që i beson dhe nuk ke pse të fshehësh mënyrën se si ndihesh. Gjthashtu, mund të kërkosh ndihmën e një profesionisti , psikoterapisti/ psikiatri për të marrë ndihmën e duhur psiko-emocionale.

    Gjithë të mirat!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

    1. Vesa says:

      Faleminderit shume per cdo fjal
      Diqka qe smundem ta kuptoj tek vetja ime eshte qe shpresoj qe do kthehet perseri dhe do me jep nje sqarim nuk mun ta kuptoj ndonjeher edhe si ndjehem se cfar menoj ose cfar dua met vertet.
      Sa per vellaun nuk e di a do kuptoj ndonjeher gabimin e ti cdo fjal qe flas un i duket kot nuk ndegjon nuk e kupton fakti sa e lendon familjen e tij met vertet nuk di si do kaloj e gjith kjo.

      1. Bylyre Serjanaj says:

        Përshëndetje Vesa,
        Faleminderit që na rishkruajte. E kuptoj që një pjesë e jotja do të dëshironte që gjërat të ishin ndryshe ose e ka të vështirë të pranojë realitetin. Gjërat ndryshojnë, me rritjen apo me ndikimin e faktorëve të tjerë të jashtëm. Nga vjen kjo nevoja që ai të rikthehet dhe të të sqarojë? Cfarë do të doje ti që ai të të thoshte? Do të doje të riktheheshe përsëri me të apo ke nevojë për dikë që të qëndron pranë dhe të kupton? Mendon se këtë nevojë tënden mund ta gjesh diku tjetër? Mua më vjen keq se je e përfshirë dhe në një situatë familjare jo të favorshme për gjendjen tënde psiko-emocionale. Secili bën zgjedhjet dhe vendimet e veta në jetë, pavarsisht se mund të lëndohen dhe persona të tjerë. Primare je ti dhe gjendja jote psiko-emocionale, ndërsa vëllain mund ta ndihmosh për aq sa ai të kërkon. Ti shkruan se e ke të vështirë ndonjëherë të kuptosh se si ndihesh, çfarë mendon apo çfarë do me të vërtetë. Është e vështirë, por jo e pamundur në momentin që i jep rëndësi vetes, monitoron ndjenjat, mendimet dhe identifikon nevojat në situata të caktuara. Unë të sugjerojë psikoterapinë ose mund t’I drejtohesh chatit të faqes nukjevetem.al.
        Gjithë të mirat,
        Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: