depresion, ankth
Mirmrama, deshta t’ju pyes para 3 muajsh kam pasur spazma te muskujve te qafes, kembeve, fytyres dhe me dhan udhezim per ne psiatri. Kam bere edhe fotografim te shpines, pasi qe kam probleme dhe me dhemb , mendova mos eshte nga ajo, mirpo mjeku me dha terapi escitalopram 10 mg, mirpo un nuk e kam kam marr terpin as edhe nje dit. Para se te ndodh kjo kam pasur afatin e provimeve dhe kam qen shum e angazhuar, dhe gjithashtu kemi pasur nje rast vdekje qe na ka tronditur .Me kaloi me veshtersi, duke mbajtur seanca me psikolog , dhe meditim. Gjate seancave dhe gjat mujave ne vaazhdim kam pasur shtrengim te gjoksit te fytit, pulsime me kemb ne bark mendime se mos me ndodh dishka. Por u bera mir tash prap me jan shfaqur spazmat e muskujve, njesoj isha duke shkuar te takohem me nje shoqe kur me ndodhi kjo ndoshta edhe prej mendimeve prej frikes me ka ndodhur po ama po qe eshte e frikshme sepse ka te bej me psiqiken.
Perveq se kam spazma kam dhe mendime te frikshme se mos diqka nuk eshte ne rregull me organizmin tim , kurse analizat qe kam bere te githa jan ne rregull. Ju lutem ndonje keshill nga ju , sepse nuk di qfar te bej ne ket rast dhe faleminderit shume qe keni mundesuar kete faqe online qe ti shtjellojm keto tema qe na ndihmojn shume.