Depresion

Depresion

Pershendetje kjo nuk eshte pyetje po doja te ndaja historine time mbase dhe te lexoja disa komente per cfare te bej. Isha 16 vjec kur u divorcuan prinderit e mi dhe normalisht nena ime me Bindte mua dhe motren qe I’m ate ishte I keq ai nuk ka qene babai me I more po ishte babai yne. Ikem nga shtepia jetuam me nenen . Ne ate moshe 16 17 18 fuste dashnorin ne shtepi dhe ne e mbyllnim gojen ku do shkonim fundja fundit. Ne moshen 18 vjecare krijoj nje lidhje qe zgjati 5 vite pas disa vjetesh me te zbuloj qe ishte I martuar dhe me 2 femije me ra si nje bombe po me premtonte qe do dicorcohej e do martohej me mua nuk ndodhi kurre derisa I dhashe fund. Isha 22 vjec kur me nderron jete babai dhembje dhe vuajtje e madhe. Me xhaxhallaret nena na I shkeputi kontaktet duke me bere te besoj qe vetem ajo ishte e mira te gjithe te tjeret te keqinj. Nuk e kuptoj si mundet nje nene duke e pare rrugen qe po merr e bija te rrije dyarkryq. Nderron jete I’m ate pas 2 vjetesh isha 24 vjec njoha nje djale tjeter ky ishte perfekt dhe une isha shume mire nga gjendja ekonomike. Te te them me rropi te gjalle eshte pak. Me mori vitet me te bukura rinine bukurine pasurine dhe mendjen po po mendjen. Pse ndodhi? Sepse ime me vendosi te martohet serish duke na lene mua dhe time moter vetem te pamartuara akoma. Punoja shume isha shume e zonja por kam marre goditje pafund keto vite aq sa u shkaterrova me shkaterroi nena ime ne fillim. Mire une nuk isha mire psikologjikisht po ajo ? Qe iku mijera kilometra larg nesh ku ishte. E perzura ate qe ndenja 6 vjet 3 here nga shtepia se popo e mbaja ne shtepine time e ushqeja e vishja paguaja per pushimet ushqimet e gjithcka ai vetem rrinte e me shfrytezonte. Kur me mori cdo gje shkoi u martua ne amerike. Une tani jam e marre fund skam as femije as gjendje psikologjike te punoj me kam arritur aty qe as nuk flas dot me njeri. Motra ime ka nje femije dhe po e nxjerr I shoqi nga shtepia dhe e vetmja gje qe thote mamaja ime eshte kam pergjegjesi mbi ju derisa te mbushni 18 vjec. Kam bere gabime kam bere po nuk lihen 2 vajza pa baba dhe te ikesh ti aq larg. Nuk shkaterrohet femija yt. E vetmja gje qe me ka ngelur tani eshte ti jap fund jetes time dhe vetem po shty ditet. Nuk kam me as nder as karakter dhe asnje mundesi te jetoj me. Ajo qe isha ka vdekur me kohe dhe kete gjendje qe jam e kam dhurate nga nena ime .

2 komente për “Depresion”

  1. I vuajturi says:

    E nderuar,

    Para së gjithash duhet të kuptosh ti , ashstu si edhe shumë prej nesh, që kjo jetë është tërësisht vuajtje por vetëm rrëfimet ndryshojnë. Po e shoh se ke shumë padrejtësi në jetën tënde por para së gjithash të them përpiqu dhe do të ja dalësh dhe asnjëherë mos e mendo më të keqën sepse jeta është shumë e mirë dhe çdo herë e çdo kohë ka shanse për ndryshim dhe vite më të mira përpara.

    Kalo bukur dhe përpiqu, e përpiqu të mendosh pozitivisht për ndryshime të reja.

  2. Oliana Manaj says:

    Përshëndetje Alice, të falenderoj që na ke shkruar dhe ke hapur zemrën me ne. ndonjëherë është e vështirë të flasësh për probleme të kësaj natyre.
    E lexova letrën tuaj me vëmendje dhe u përpoqa të të kuptoj sado pak sesi ti ndihesh edhe pse ndjesitë e tua vetëm ti i di. Më vjen keq për të gjithë situatën që ke përjetuar në familjen tënde. Duket se të gjitha ngjarjet lidhen me njëra tjetrën si shkak-pasojë të njëra tjetrës. Më lejo të të them që familja është ndër të rrallat gjëra në jetë që ne nuk e zgjedhim dot. Shpeshherë mund të pyesim veten se pse duhet të ndodhte kështu por nuk mund të marrim përgjegjësi për veprimet e personave të tjerë të rritur ashtu sic ishte nëna juaj. Gabimet e tyre nuk janë gabimet tona. Mund ta ndjej zemërimin tuaj në lidhje me të dhe mund ta kuptoj sesa e vështirë ka qënë e gjithë kjo për ty dhe motrën tënde që prej fillimit. Duket se këto ndjesi vetmie ke dashur ti largosh duke qënë pjesë e marrëdhënieve dashurore të gjata në kohë. Ajo cka dua të të theksoj është se pavarsisht kësaj ti ke gjetur vullnetin për të jetuar. Që prej lidhjes së parë kur zbulove se personi në fjalë nuk ishte I sinqertë me ty, arrite të dashuroje sërish dhe të jetoje. Gjithashtu edhe pse personi tjetër nuk ishte I duhuri për ty sërish ti gjete kurajon ta largoje nga vetja pasi kuptove që po të shfrytëzonte. Kjo tregon se vlerat e tua si njeri dhe respekti për veten janë shumë të rëndësishme për ty. Këto vlera të kanë bërë të ecësh përpara edhe kur ke përjetuar situata shumë të këqija. E kuptoj që është shumë e vështirë në këto momente pasi ndihesh e braktisur, e zhgënjyer dhe e shfrytëzuar. Së bashku mund të flasim sërish dhe të gjejmë ende pika të tjera të forta të tuat të cilat do të bëjnë të ecësh para.
    Nëna juaj mund të ketë bërë zgjedhje të gabuara në lidhje me fëmijët e saj, e kuptoj zemërimin tuaj. Me kalimin e kohës do të kuptosh që falja është ajo cka të jep qetësinë. Kjo do të vij natyrshëm dhe pa sforcim. Në këto momente jepi vetes të drejtën të përjetosh atë cka ti realisht po ndjen. Mund të flasim së bashku për të gjitha ndjesitë e tua.
    Më vjen keq për humbjen e babait tuaj. Ju jeni e ndërgjegjshme për atë cka ka ndodhur midis prindërve të tu. Ndërgjegjësimi është hapi i parë i pranimit. Kjo do të ndihmoj të mbash më të mirën e tij, ato kujtime të cilat të kanë bërë të lumtur. Në këtë mënyrë njeriu nuk humbet kurrë brenda nesh. Do të këshilloja që të filloje të listoje të gjitha gjërat që ti pëlqen të vetja jote dhe ato gjëra cka më para të jepnin kënaqësi. Hap pas hapi do të rinisësh të gjesh sërish kënaqësi në veprimtaritë e tua. Nderi dhe karakteri janë brenda secilit prej nesh.
    Të ftoj të na shkruash sërish si në letra ashtu edhe në chatin tonë online. Një terapist gjithashtu mund të të ndihmonte në të gjithë këtë proces.
    Të uroj qetësi!
    Oliana Manaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: