Dashuruar ne njeriun e gabuar

Dashuruar ne njeriun e gabuar

Pershendertje, nuk di nese duhet ta quaj dashuri ne njeriun e gabuar apo jo.
Kam 16 vite qe jam ne kontakt me nje djale, qe babi im babin e tij e ka djal te axhes.
Ai jeton ne zvicerr, por kemi 16 vite qe flasim vazhdimisht cdo dite, shkruajm cdo dite per 16vite te tera. Jemi takuar gjithmon ne prezencen e te tjerve familjar te aferm tane. Ndihemi te dashuruar tej mase, ndihem ne faj edhe une edhe ai qe duam njeri tjetrin sado qe skemi ber asgje, vetem qe ja kemi pranu dashurine njeri tjetrit. Edhe vetem kur e mendoj mduker dicka tabu, sado qe kte gje kte kulture ne Turqi e kan te lejuar madhe dhe me ligj, dhe ne kemi shum kultura nga atje, pa dashur ta justifikoj vetem dua te me tregoni se cfare do te ishte e drejte te vepronim, ti mbyllin dhe te krijojm familje bashk, apo ti nderprejm kontaktet dhe tmos shihemi me kurre. Dhe nese duhet te jete kjo e dyta do te jete shume e veshtire per te dy, kemi 16 vite ne kontakt cdo dite😞 dhe sesht fare e leht ta harrojm njeri tjetrin, ai esht i gatshem per cdo gje, cfare te bejm ne?!

Flm Alba

2 komente për “Dashuruar ne njeriun e gabuar”

  1. MSc. Gabriela Kuneshka - Psikologe/Psikoterapiste says:

    Pershendetje Alba,
    Faleminderit qe zgjodhe te na besosh dhe te ndash shqetesimin tend ketu! Mund te imagjinoj veshtiresine qe po perjeton ne keto momente dhe sa sfiduese eshte kjo ceshtje. Marredheniet mund te transformohen ne shume forma, si psh. miqesie, dhe te ruhen. Lexova me vemendje letren tende dhe perceptova ankthin qe ndoshta mund te ndjesh nga ndarja dhe shkeputja e kesaj marredhenie ne pershkrimin tend shpirterore. Nga ana tjeter, dukeqenese kemi te bejme me lidhje te afert gjaku, kjo mund te provokoje ndjenja turpi dhe faji tek ti. Ajo cfare me beri pershtypje dhe vlen per tu theksuar ne letren tende ishte nevoja per te parashtruar nje ser arsyesh logjike, te cilat favorizojne kete marredhenie (kultura, dashuria, koha,…), si perpjekje per te qetesuar dhe normalizuar, se pari ndjesite e fajit dhe per te ulur ankthin qe prodhon ky konflikt brenda teje dhe se dyti duket sikur po kerkon leje, por lejen e kujt po kerkon ne te vertete? Te ftoj te reflektosh mbi kete te fundit. Nese deshiron mund te me shkruash serisht ne forme letrash ose mund te zgjedhesh keshillimin permes chatin ne platformen tone. Uroj te kem ardhur ne ndihme! Jam ketu per ty,
    Gabriela

  2. Alba says:

    Prsh, faleminderit qe shqetsimin ton e keni marre per baze fillimisht, e them ne shumes ngaqe te dy jemi te shqetesuar dhe konfuz ndaj kesaj qeshtje shum delikate. Nuk dijm cfare te bejm, te heqim dore nga dashuria apo te vazhdojme, kemi kaq shum vite ne kontakt por kurr pa asnje kontakt fizik, kurr pa asnje takim vetem ne te dy, gjithmone i kemi ikur ksaj, por sfundi edhe ja kemi pranu ndjenjat njeri tjetrit dhe tani duket me serioze. Po e vertet qe ne njefare menyre kerkoj leje ose me mir ta them kerkoj te di se cfare do te ishte me e mire, cfare vendimi tmarrim, kemi nevoj per dike, vet smund te vendosim. Me familjet tona as qe kemi marr guxim tu a themi, sic e thash me heret jo vetem familjeve tona qe u duket tabu, ndoshta dhe esht tabu, por dhe ne te dy kemi frike te behemi bashk, sepse cfare do te ndodh pastaj, me ne tdy, me familjet tona, pastaj nese do tkemi femije, si do te lindin ata. Jam shum e merzitur kerkoj tme keshilloni rrugen e duhur ju lutem. Ndihemi shum ne faj akoma pa ber asgje gabim dhe sdi nese jemi gabim por zemren se komandoj dot, kam provuar 16 vite.

    Ju lutem, du ta di cila esht me e mira per ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: