Dashuroj një mësuese

Dashuroj një mësuese

Sapo mbarova klasen e 9te dhe dashuroja 1 mesuese aty, ajo ishte terheqese po sdija se si tja thoja. Akoma mendoj per te. A ka ndonje zgjidhje?

Një koment për “Dashuroj një mësuese”

  1. MSc. Gabriela Kuneshka - Psikologe/Psikoterapiste says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe zgjodhe te ndash kete shqetesim ketu!
    Ndodh shpesh, qe pergjate adoleshences, nderkohe qe po perballesh me shume ndryshime fizike, mendore, emocionale dhe sfida te rendesishme sic eshte ajo e kalimit nga femijeria ne boten e te rriturve dhe zhvillimit te nje veteje autentike, te perjetosh terheqje kundrejt personave qe kane nje pozicion autoriteti. Eshte krejtesisht e kuptueshme, qe nderkohe qe ti po rritesh dhe po merr pamjen e nje djali te ri, te ndjesh terheqje per mesuesen tende, qe mund te jete gjithashtu nje e rritur e re. Gjithashtu, nga ana tjeter, ende mund te kesh disa nevoja qe nje femije ka per perkujdesje, afekt, udhezim apo drejtim, te cilat mund te ndjesh se mund ti marresh nga mesuesja dhe moshataret e tua nuk i plotesojne dot, pasi jane duke kaluar te njejtin tranzicion si ti. Ndersa lexoja letren tende, pata ndjesine qe kishte tension, ndoshta dhe ndjenja turpi, qe kane penguar shprehjen me gjate te perjetimeve, ndjesive dhe mendimeve te tua. Nese deshiron, mund te me shkruash serish ne formen e letrave, per te kuptuar me qarte sebashku cfare po ndodh konkretisht me ty. Cilat jane tiparet, karakteristikat qe te terheqin tek mesuesja jote? Cilat nevoje ndjen se ploteson ajo? Cilat jane mendimet e tua per te dhe per veten ne kete situate? Gjithashtu, mund te konsiderosh keshillimin online falas, qe ofron kjo platforme per te te ardhur ne ndihme.

    Gjithe te mirat,
    Gabriela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: