Dashuria 👉🙆♀️👈
Pershendetje, doja te ndaja me ju nje çështje lidhur me dashurine. Nuk jam ndjer kurr kaq mire. Ne fakt une jam nje person shum i lumtur dhe shum i dashur dhe me pëlqen vetem te jem e buzëqeshur. Kohet ose eme sakt vitet e fundit kam ren me dashuri😻me nje djal dhe ndjej dicka per te. Sa her e shoh une ne sy me shikon edhe ai. Edhe eshte nje gje qe quhet kontakti i syve. Une dhe ai e kemi kryer kete kontaktin e syve shume shpesh dhe sa herë kaloj pran tij me shikon. Madje vitet e fundit kam rene dhe nga mësimet pakëz 😒
A mund të me thoni qe si ta bej per vete ate☺️
Pershendetje. Nga sa lexova me siper kuptoj qe je e lumtur. Nje lumturi qe ka te beje me ate qe quhet “kontakti I syve”. Per me teper ti deshiron ta ndash kete lumturi, te rrefesh per te. Por ketu une nuk shoh ndonje ceshtje apo shqetesim pervec faktit qe sjell I renies ne mesime te cilin e shoqeron me shqetesimin “e vertetë” – si ta besh per vete kete person. Duket sikur e ke te veshtire te perqendrohesh diku tjeter pervec se te “kontakti I syve”. Le te themi qe per momentin “te ka rrembyer” ky pasion I ri por qe nga ana tjeter nuk vepron dot prej tij. sikur je magjepsur dhe perjeton pa levizur gjithe kete shkembim veshtrimesh. Nuk del dot nga qerthulli I syve. Ketu mund te te vij ne ndihme komunikimi, fjala. Me pak fjale duhet ti japesh ze pasionit tend. Ta degjosh ate. Njesoj si ketu, qe shprehesh si me fjale dhe me emoji. Dhe ndoshta permes fjales permireson dhe notat.
Gjithe te mirat.