Dashuri e pamundur

Dashuri e pamundur

Prsh, un jam 27vjecare, para nje vit e gjys u njohem me nje djale, fillum me bisedu ne menyre shoqerore. Po shum mir na shkonte qdo gje, mendova se e gjeta fatin tim, ishte edhe me mire nga se e kisha menduar. Kur mbas nje muaj kuptova se ai djale kishte lidhje me nje tjeter, dhe nuk ma kishte treguar. Un e pyta se cka ishte puna, me then drejten doja te mos ishte fare e vertete. Por me tha un me ate femren tjeter jemi ne lidhje e din e gjithe familja, por tha nuk flas shum dhe dal shum rralle me te, por ja u ngula mo mtha kshtu. Un i thash se sdu te flasim e fshina nga gjitha rrjetet, por aj mshkrunte vazhdimisht po sdi un smundesha me u largu prej tij mo. Kam kaluar shum ankth kete pjese kur me largoheshin njerzit qe i doja, pastaj kur e menoja qe mund te largohej dhe ky sun e perballoja mo. Kjo ishte arsyeja qe sun largohesha, frika nga vuajtja. Ne folem shum kohe te gjate edhe ky u dashuru ne mua shum, ne nje moment e detyruan te fejohej me ate vajze. Un prap e largova nga gjitha rrjetet e i thash se sdua me te jem me ty e gjitha fjalt e kqija ja thash. Po prap sme linte rehat prap me shkrunte, un shum vuajta. Tash ai do te ike te jetoje jashte, sot u takum po qajtem shumm edhe aj edhe un. Sa me tha a po qan po mendon se eshte hera e fundit qe takohemi apo qfare? Po un shum merzitem sun largohem prej atij, arsyeja tjeter eshte qe mendoj se do ta perjetoj shum keq ndarjen, se e kam perjetu ate ndjenj dhe me ka fut ne depresion. Por aq shum mir kemi kalu bashk te dy duhemi shume, ne anen tjeter eshte ajo vajza tjt me te cilen eshte feju e ky sun ndahet, se jetojne ne fshat e mentaliteti eshte pak ndryshe. Ky dallohet qe me don shum qan shum per mu e kam kuptu ne shum raste, ne fillim me tregonte biseda qe sdel me ate qe sflet shum, sdilte me muaj me ate vajz. Ska qen lidhje e shendoshe me ate, por prap u fejua me te. Para disa muje mu me shkrunin djem ne instagram, ky mi pa dhe u be shum keq qante e mfolte keq, por prap u pajtu me mu. Pas nje muji u feju dmth ndoshta edhe ska qen i sigurt me mu,. Por ne vazhdojme ende e sun ndahemi, kam nevoje per ca keshilla sepse jam shum keq un edhe ai person, un gati te bie ne depresion. Me falni se e kam zgjat shume ndoshta, me shprese per mirekuptimin tuaj!!

Një koment për “Dashuri e pamundur”

  1. Bylyre Serjanaj thotë:

    Përshëndetje Ana,

    Uroj që kjo letër të të gjejë mirë. E kuptoj që gjendesh në një situatë që duhet të zgjedhësh midis ndjenjave të tua dhe kushteve në të cilën ndodheni. Me sa duket, në fillim te kësaj marrëdhënie ke vendour të gjitha shpresat për të ardhmen tënde duke qenë se edhe ti shkruan se “gjete fatin tënd, edhe më mirë se e kishe menduar”. Por nga ana tjetër ky djalë të kishte fshehur një marrëdhënie të dytë. Është e rëndësishme të kuptosh se çfarë funksioni ka kjo marrëdhënie tek ti? Cfarë nevojash plotëson kjo marrëdhënie? Cfarë të bëri ty të riktheje kontaktet me të edhe pasi kuptove se të kishte gënjyer?
    Në letër qartësohet nga ti se ke kaluar shumë ankth kur njerëzit që doje largoheshin dhe kur e mendoje se do te te largohej edhe ky, s’mund ta përballoje më. Ngjarje të së shkuarës ndikojnë në mënyrën se si ne perceptojmë të tashmen apo të ardhmen. Nëse më parë ke përjetuar vetminë apo braktisjen, frika se mos i ripërjeton, bën që të qëndrosh në marrëdhënie edhe pse kushtet nuk janë në favorin tënd. E kuptoj që nuk do të vuash përsëri, por a je duke e shijuar ti marrëdhënien tënde? Po kështu, a po vuan? Përpiqu të kuptosh arsyen se pse ti je në këtë marrëdhënie, sa e shëndetshme është kjo marrëdhënie për ty dhe çfarë ke në dorë ti për të përmirësuar situatën në të cilën ndodhesh. Për të të ndihmuar në të kuptuarin e përjetimeve të tua, të sugjeroj të kërkosh ndihmën e një psikologu klinik apo psikoterapist.

    Gjithë të mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: