Çrregullimi Bipolar

Çrregullimi Bipolar

Pershendetje!
Jam 30 vjeqe.Para nje viti e gjysem jam diagnostifikuar me çrregullim bipolar dhe ka nje vit e gjysem qe perdore terapine.
Gjendja ime nuk eshte permirsuar.
Tani edhe jam bere e mvarur nga barnat para gjumit sepse pa to nuk me ze gjumi.
Gjithashtu disponimin nuk e kam te mire gjate dites. Shkaku i gjendjes emocionale kam lene dhe punen. Tani me nuk merrem me asgje, dhe kjo gje po me shqeteson shume.
Nuk kam vullnet per asgje. Ndihem e pikelluar, e lodhur dhe e pashpres.
Me vine mendime shume negative, ndonjehere edhe mendoj per vetvrasje!
Nuk e di si ta kaloj kete gjendje.
Kam bere edhe psikoterapi, por me ndihmon vetem diten qe takoj psikologun, pastaj diten tjeter me kthehen mendimet e meparshme.
Po me shqeteson fakti qe as terapia nuk po ndikon ne permirsimin e gjendjes psiqike!
Çfare me keshilloni te bej qe te tejkaloj kete situate?
Ju falemderit!

Një koment për “Çrregullimi Bipolar”

  1. admin says:

    Pershendetje Esa,

    Te falenderojme qe na ke shkruar rreth shqetesimit qe ke. Thua se ka nje vit e gjysme qe merr ilaqe.
    Gjate kesaj periudhe ke bere kontrolla te rregullta tek psikiatri rreth terapise?
    Pasi qe nuk ndjene permiresim te gjendjes perkunder terapise, hapi i pare do ishte te beshe nje vizite tek psikiatri qe te ka pershkruar ilaqet dhe te beshe edhe analizate e gjakut dhe te konsultohesh per ndonje ndryshim terapije.
    Hapi i dyte do te te sygjeronim qe te vazhdosh te takosh ndonje psikolog ne baza te rregullta, apo te fillosh te merresh me sport apo me ndonje hobi qe te ofron knaqesi por edhe qetesi. Joga eshte treguar ndihmuese ne kete drejtim.

    Na shkruaj prap.
    Gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: