Bullizohem qysh nga lindja

Bullizohem qysh nga lindja

Pshndj..Prej qe kam qen femi e deri tash akoma bullizohem nga njerzit ,urdherohem leht dhe me fajsojn per gjerat qa si kam ber ndoshta se kam natyre shum te urt dhe submisive edhe pse ne privatsi kam shum agresion dhe inat ne vete kur me sillen mendimet si trajtohem nga tjeret aq keq kur faktikisht kam vetem qellime te mira kjo me ka shtyr te jem tip hakmarrse be privatsi pra hapi llogari falso dhe jau shkatreoj karieren,shantazhe nganjeher edhe magji te zez dhe per qudi funksjonojn per te jau kthy dhimbjen qe ma shkaktojn njerzit.Nganjeher me vin mendime te behem vrasese dhe tja ve fajin dikuj tjeter,me eshte paraqitur edhe deshira per te bere trafikim me njerez qe me lendojn e te nxjerri para nga ta si kompenzim i dhimbjes po nuk e di si tja filloj dhe ku ti gjej njerzit qe merren me ksi qe tme ndihmojn edhe pse jam ne pun dhe e pavarur prap bullizohem nga tgjith nuk e di ku e kan problemin tjeret me mu.

Një koment për “Bullizohem qysh nga lindja”

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Urania,

    Më vjen keq kur lexoj se si ndihesh nga gjithë ky bullizim. Nga ana tjetër ndihem e kënaqur që na ke shkruajtur dhe dëshiron të ndihmosh veten. E marr me mend se ndihesh shumë e inatosur, nevrikosur nga shumë persona që të kanë bullizuar. Jo vetëm nga ata që të kan bullizuar por edhe nga ata që nuk të kanë mbrojtur kur ke qenë e vogël. Ndjesia jote për të marrë hak duket sikur do të kompesojë të gjithë ndjenjat e tua të pafuqisë dhe të lëndimit. E imagjinojë se si në fëmijëri mund të jesh ndjerë e dobët. Tani që je rritur duket sikur do t’i thuash vetes që “jam unë ajo që kam kontrollin” ose “jam unë ajo që ka fuqi mbi ta”. Por a të ka ndihmuar ky lloj kompesimi? A të ka ndihmuar kjo hakmarrje? Ndoshta mund të bëj të ndihesh mirë për një moment, por ti i rikthehesh përsëri dhe po prapë do të marrësh hak e të lëndosh të tjerët. Sa mendon se mund të zgjasë kjo gjë? A mendon se mund të rrish e të shpenzosh jetën tënde duke marrë hak? Cfarë mund të bësh ndryshe ti? Unë do të sugjeroja të fokusoheshe në çfarë mund të bësh për të “shëruar” veten nga gjithë ky bullizim. Kjo nuk arrihet duke lënduar të tjerët, edhe pse ata janë bullizuesit e tu. Do doja të dija një situatë kur je bullizuar. Cfarë ka ndodhur? Si je ndjerë ti? Cfarë ke menduar? Si ke reaguar? Ti thua se ke një lloj “nënshtrimi ndaj autoritetit”, nga mendon se vjen kjo? A mendon se mund ta lidhësh me ndonjë situatë në fëmijërinë tënde? Ndonjëherë ndjesitë, situatat/ çështjet e pa punuar në fëmijëri, ndikojnë në mënyrën se si shohim situatat në të tashmen dhe përjetojmë të njëjta emocione si atëherë. E shkuara nuk ka qenë në dorën tënde. Ti nuk kontrollon dot as njerëzit. Por është e rëndësishme të kuptosh se nga vjen e gjithë kjo dhe që duhet të ndihmosh veten duke vendosur së pari kufijë të tjerëve. Unë jam në pritje të letrës tënde të radhës dhe njëkohësisht të sugjeroj të kërkosh ndihmë tek një psikoterapistë për të punuar me të gjithë ato ndjenja të fshehura të tua.

    Gjithë të mirat!

    M.Sc. Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: