Biseksualizmi

Biseksualizmi

Pershendjetje jam nje djal 22 vjeqar, deshta nje spjegim rreth punes se bisekualizmit gjithmon me kan terhekur femrat dhe vazhdojn mem terhek dhe i pelqej 100% meshum por eshte nje koh kur eksitohem me porno gay dhe bej biseda erotike me djem kam nje account fake ku kam friendsa gay ne aplikacion snapchat, por masi e mbaroj matsurbimin kthehem ne vetvete dhe vazhdoj me i urrejt dhe e fshi at account, ne te vertet un i urrej gayt,lesbiket dhe kto llojet tjera te seksit po eshte nje kohe kur ndjehem keshtu dhe shum kohe e shkurt, A ka sherim puna e biseksualizmit sepse sdua te jem keshtu si jam edhe pse kam pasur mardhanie me djem 2 here. A ka ndonje menyr te largohem nga keto ndjenja te tmerrshme perfundimisht, Te jem plotsisht Straight. Kerkoj patjeter nje pergjigje Te lutem.. Ju faleminderit per mirkuptim. E kam ber ket pyetje para 1 muaj po skam marr pergjigjje ju lutem dua pergjigje rreth keti problemi?????????

2 komente për “Biseksualizmi”

  1. Xxx thotë:

    Keshtu jam edhe un
    Por tani jam ne lidhje me nje femer prej 3 vitesh dhe jam shume i kenaqur…normal qe mendime t tjera kam si per meshkuj dhe femra por se vras mendjen
    Te sugjeroj mos shqetsohesh shum sepse eshte dicka qe se ke ti ne kontroll
    Mbase mund te te bej mir te gjesh personin e zemres

  2. Përshëndetje,

    Të përgëzoj për kurajon për të shkruar!
    Ti flet për biseksualizëm, ke patur marrëdhënie me djem dhe me vajza, por e urren këtë fakt dhe do të “shërohesh” nga ”kjo gjë” dhe të mos kesh ndjenja të tilla. Ti kërkon të mos kesh më ndjenja për gjininë e njëjtë. Shumë persona nuk duan ta përkufizojnë veten si biseksual, edhe kur kanë patur marrëdhënie me një person të të njëjtës gjini.

    Prej kohësh, shkenca e ka braktisur idenë e ndryshimit të orientimit seksual të një personi apo të shëruarit prej asaj që nuk konsiderohet më një sëmundje. Studimet dhe praktika kanë treguar se kur një person përpiqet ta ndryshojë orientimin, pasojat tek shëndeti mendor janë shumë më negative si: depresion, mendime vetëvrasjeje, konfuzion etj. Prandaj është e rëndësishme për shëndetin psikologjik të një personi të pranojë orientimin e tij seksual dhe të ketë një imazh pozitiv për veten, ashtu si dhe për personat e tjerë.

    Unë do të të shtyja të reflektoje se pse ke frikë të përballesh me këtë pjesë të vetes dhe cilës gjë i druhesh më shumë.

    Mund të vazhdosh të na shkruash, mos hezito të na shkruash!
    Me respekt
    Sabina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: