Appendiciti

Appendiciti

Përshendetje,

Unë kerkoj falje per bezdisjen.
Arsyeja që po ju shkruaj është sepse unë kam një problem shëndetësor ku kam dhimbje në kërthizë dhe më duket ndonjëher se është e ajtur, mund te themi që disa ditë kam filluar dhe disa ushtrime por nuk e di se fitnessi është shkaktari i kësaj dhimbje. Shkova te mjeku përpos disa pyetje që më janë bërë, ai nuk më sugjeroi asgjë tjetër përveç testeve laboratorike dhe unë bëra dhe kam marrë rezultate të mira.
Unë do të doja t’ju pyes nga buron kjo dhimbje nëse jeni të informuar sepse nga sa kam lexuar në internet ka supozime të ndryshme por ajo qe më së shumti lexojë është se dhimbja e kërthizës mund të vijë edhe nga zorra e qorrë, ose më mirë të themi në gjuhën mjeksore Appendiciti, poashtu mund të theksoj se në familjen time kemi një lloj si trashëgemi nga kjo pjesë ku pothuajse e gjithë familja e kishte këtë problem me zorren qorren ku kanë pasur dhe intervenime kirurgjike. Pasiqë jemi në një vikend nuk si ku te drejtohem tjeter. Shpresoj të më ndihmoni ju dhe të marrë një mesazh nga ju sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju uroj gjitha të mirat.

Një koment për “Appendiciti”

  1. admin says:

    Pershendetje Lona dhe faliminderit qe na ke shkruar.

    Urojme qe ne nderkohe ke mbrri te beshe nje vizite tek mjeku familjar, pasi qe nga ajo qe ke shkruar duket skur shkaku i dhimbjeve qe ke mund te jete vertete Appendicitis (zorra qorre) cka kerkon nderhyrje kirurgjike.
    Te lutem na shkruaj si po ndjehesh.
    Gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: