ankth depresion
prsh qe 6 muaj kam pas menimen tkqija probleme por 3 muajt e fundit ekam par nje djal me aftesi te kufizuara dhe mpat hi nkry qe dot bana si aj tan kohen mdilke para syve aj kisha marramendje edhe najher mhupke kontrolla mu duke sikur jam duke u qmendur kam qen npsikolog mka dhan respiredon por masi mkaloj ajo tash sjam si perpara sun pe mar veten krejt ndryshe pom duket bota edhe respiredon qka ma ka dhan krejt ilodht porri edhe si i pim porri spo ndina si perpara edhe jarg kam shum aduhet mi ndal tabletat apo jo
Përshendetje, faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevet! Më vjen keq për gjendjen që po kalon, duket e vështirë. Përderisa ke shkuar një herë në një psikiatër, i cili besoj ka bërë një vlerësim të situatës tënde dhe më pas të ka përshkruar risperidon, mendoj se do ishte mirë ose të vazhdoje me medikamentin ose, nëqoftëse ke shqetësime, të konsultoheshe përsëri me të. Mund të bësh një vizitë të dytë domethënë tek psikiatri që të ka dhënë ilaçet herën e parë dhe ti shpjegosh të gjitha simptomat dhe shqetësimet që ke.
Gjithë të mirat,
Veronika