ankth

ankth

Pershendetje jam nje djal i ri 18 vjeq dhe nuk e di kjo semundje m u shfaq para 2 viteve kisha ndjenje jo realiteti mendoja shume,Pse ekzistojme?Qfar jam duke bere ketu? dhe shume pyetje tjera ja parashtroja vetes dhe hyja ne mendime te thella,pastaj kisha panik me kapte si lloj paniku kisha marra mendje nuk jam konsultuar me asnje psikolog thjesht jam mundu me kalu vetem me eshte larguar disi por pastaj prap me eshte rikthyer
ju lutem me ndihmoni

2 komente për “ankth”

  1. Anonymous says:

    shko tek psikologu

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Albin,

    Uroj të jesh mirë dhe faleminderit që ndave me ne shqetësimin tënd. Është normale që në përiudhën e adoleshencës apo edhe pak më herët, të mendosh në lidhje me pyetje të tilla. Si qenie njerëzore, të paktën njëherë në jetë, cdo kush mund të mendojë mbi cështje ekzistenicialiste. Nëse këto pyetje zgjasin në kohë, ndërhyjnë në përditshmërinë tënde, atëherë ke nevojë të punosh me ndihmën e një psikologu klinik/ psikoterapisti. Ti shkruan se fillove të mendoje pyetje të tilla, para dy vjetësh. Cfarë ka ndodhur para dy vjetësh? E lidh me ndonjë situatë në atë periudhë? Përpiqu të kujtosh një situatë kur ke përjetuar atak paniku. Cfarë ke menduar në ato momente? Si je ndjerë? Identifiko mendimet e tua dhe emocionet që kanë shoqëruar këto mendime. Vër re se si mendimet e tua ndikojnë në mënyrën se si ndihesh dhe më tej në përjetimin e simptomave fizike.
    Në momente që ndihesh në ankth apo atak paniku, përpiqu të fokusohesh në të tashmen, Tani dhe Këtu (në atë që sheh, dëgjon, prek, nuhat dhe/ apo shijon). Fokusohu te frymëmarrja e thellë dhe ngadalë. Teknika të tjera relaksuese mund të gjenden dhe online në burime të sigurta por më e rëndësishmja është të punosh me burimin e gjithë këtyre mendimeve/ pyetjeve që po të shqetësojnë. Ndihu i lirë të më rishkruash për pyetjet më lartë dhe unë do të jem këtu me dëshirën për të të ndihmuar.

    Gjithë të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: