Ankth

Ankth

Pershendetje jam I diagnostigikuar me ankth sulme paniku,kam disa mendime te frigshme,por kohet e fundit ka filluar edhe haresa te me shfaqet ne moment me humbet nese dua te flas dichka ka raste kur e haroj cfar doja te thoja,duhet te ceki se kam nje terapi me lamal elicea dhe mirzaten…doja te dija nese kjo eshte si pasoj e ankthit l,barnave apo eshte ndonje smundje tjeter…faleminderit

Një koment për “Ankth”

  1. Lediona Braho says:

    Përshëndetje,

    Së pari më vjen mirë që ke gjetur një hapësirë këtu për të adresuar problemin tënd.

    Nga letra, kuptoj se je vetëm në trajtim me barna. Siç e dimë, çdo mjekim ka dy lloj efektesh: efektin terapeutik (ulja e simptomave) dhe efektet anësore (lodhje, mpirje etj., të cilat ndryshojnë sipas llojit të mjekimit dhe pacientit).
    Për mjekimin, duhet të konsultohesh me mjekun, te i cili duhet të raportosh rregullisht për gjendjen tënde. Në raste të caktuara, mjeku mund ta ndryshojë mjekimin, nëse ai nuk jep efektin e dëshiruar. Kur simptomat ulen, ai do të sugjerojë uljen graduale të dozës deri në ndërprerjen e mjekimit.

    Së dyti, çdo mjekim i dhënë nga një mjek specialist ndihmon në trajtimin apo mbajtjen nën kontroll të simptomave të çrregullimeve. Mirëpo, shpesh është i nevojshëm kombinimi i mjekimit me forma të tjera shërimi, si për shembull, terapia te një psikolog/ psikoterapist. Prandaj, të sugjeroj të provosh të flasësh me një psikolog, për të përcaktuar nëse do të jesh gati për një trajtim psikologjik. Në sajë të psikoterapisë, do mund të mësosh të qetësosh veten, të menaxhosh më mirë momentet e ankthit dhe panikut, të përballosh mendimet e frikshme dhe t’i zëvendësosh me mendime më të përshtatshme dhe të punoni për arritjen e objektivave që do të vendosni bashkarisht me psikologun.

    Në fund, por me rëndësi: problemet e shëndetit mendor përballohen më mirë kur bëhen ndryshime të caktuara të stilit të jetesës që nga mënyra sesi ushqehemi deri te aktiviteti fizik. Prandaj bëj kujdes me këto dhe përpiqu të bësh ndryshime pozitive që do të ndihmojnë trupin dhe mendjen tënde – të cilat punojnë çdo çast bashkë dhe nuk “ndahen” asnjëherë. P.sh., duke konsumuar ushqime të caktuara dhe duke eliminuar disa të tjera, ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e trurit. E njëjta gjë vlen edhe për ushtrimet/ vrapin, etj.

    Uroj që ta kesh të mundur të bësh ndryshime cilësore në jetën tënde, për të përballuar më mirë simptomat e ankthit dhe për të rifituar shëndetin tënd.

    Të përshëndes,
    Lediona Braho
    Psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: