anger issues

anger issues

Pershendetje,un kam probleme me zemerimin(anger issues).
Do te doja te gjeja nje zgjidhje se si ta kontrolloj zemerimin sepse nuk e ndjej veten mir kur kam inat jasht mase dhe bej gjera qe nuk duhet te behen si rrahje,ndonjeher edhe me shkon mendja te bej diqka me keq.Ju kerkoj te me ndihmoni te me jepni ndonje keshill.Jam munduar ta zgjidh vet kete problem duke mos dalur shpesh jasht shtepis por nuk kam mundur sepse saher qe dilja shkaktoja probleme.kjo ka filluar para dy viteve dhe akoma vazhdon.

Një koment për “anger issues”

  1. Bylyre Serjanaj thotë:

    Përshëndetje Lissi,

    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. E vlerësoj shumë që ke arritur ta identifikosh këtë shqetësim tëndin dhe po kërkon ndihmë. Në përgjithësi adoleshentët përfshihen në akte agresive si pasojë e një grupi shoqëror, pra të ndihen të pranuar nga ai grup. Disa të tjerë duhet të tregojnë dominancë nëpërmjet dhunës, për të mbijetuar.

    Një pjesë e konsiderueshme e adoleshentëve, kanalizojnë dhunën, presionin e prindërve, në sjellje agresive tek bashkëmoshtarët. Sjellje të tilla agresive janë mekanizma mbrojtës për të fshehur problematikën e vërtetë. E rëndësishme është të kuptojmë burimin dhe funksionin që kanë për ty sjelljet e tua agresive. Ndaj të ftoj të reflektosh pak mbi pyetjet e mëposhtme.
    Përpiqu të identifikosh një situatë kur ti je sjellë agresivë. Cfarë ka ndodhur para se të merrje akte dhune? Cfarë ke menduar në ato momente? Si je ndjerë? Si ndihesh ti kur përfshihesh në një akt dhune? Po, pas përfundimit të dhunës? Cfarë funksioni ka për ty ky akt?
    Pasi arrin të jesh i vetëdijshëm mbi arsyet dhe funksioni që kanë për ty aktet e dhunës, përpiqesh dhe i kanalizon në formë të shëndetshme. Mekanizma të menaxhimit të agresivitetit mund të jenë: frymëmarrja e thellë; numërimi deri në dhjetë; shkrimi në një bllok tëndin personal, mbi mendimet dhe ndjenjat e tua; të folurit me persona që të duan dhe janë të besueshëm për ty. Aktiviteti fizik (palestra apo një lloj sporti) do të të ndihmonte për të çliruar në formë të shëndetshme ndjenjat e tua të frustruara.
    Unë të ftoj të më rishkruash mbi pyetjet më lartë apo për çdo shqetësim tëndin.
    Ndërkohë nëse e sheh se kjo gjendje e jotja po zgjat dhe bëhet shqetësuese fol me familjarët dhe kërko ndihmën e një psikologu klinik apo psikoterapisti.

    Gjithë të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: