AKTHI APO LUKTHHI

AKTHI APO LUKTHHI

PERSHENDETJE
Ka gati 1 vit qe jam duke vuajtur nga lukthi ne fillin isha tek mjeku i lukthit dhe bera gastoskopin ku me doli se kam refluks mora terapin por pas 1 jave prap simptomat e djegjes se lukthit marramendjes dhimbje ne shpatulla e shume te tjera filluan edhe me
shume.Pas kesaj bera CT te abdomenit dhe aty me del se te gjitha organet i kam ne rregull d.m.th jam shum mire po ashtu bera ekg e zemres si dhe analiza te ndryshme te cilat dalin perfekt. Kam filluar te shkoj te qdo mjek per lukth qe ma propozonte dikush dhe te gjithe me thojn se nuk ke asgje je shum mire ndersa une jam duke vuajtur nga lukthi qe vetem Zoti e din se qfare sikleti kam. Tash para tri jave kam qene ne shkup tek nje mjek maqedon specialist per lukth dhe ai me kontrollon me EHO dhe thot se lukthi nuk eshte ne vendin e vet d.m.th ka dal nga vendi i tij dhe ka ra ma posht se qe duhet dhe po ashtu me thot se je shume shume nervoz ai me cakton nje terapi per lukth dhe nje per ankth ku per ankth kam tabletat sinequan 10mg dhe qe tri jave kam pak permirsim por ka raste kur me kap nje panik se nuk jam mire dhe vetem mundohem ku ta gjej nje vend te semur ne trup, me keputen duart kembet kam marramendje dhe gogesima si dhe rrahje sikurse pulsi i zemres ne afersi te kerthizes tash kam ra ne hall a jam i semur nga lukthi apo krejt kjo po me shkaktohet nga ankthi.

Një koment për “AKTHI APO LUKTHHI”

  1. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,
    Te faleiminderit q eke nda shqetesimin me ne

    Shumë studime kanë treguar një korrelacion midis ankthit, dhe simptomave funksionale të gastrointestinale .

    Ankesat fizike të pashpjegueshme s- përfshirë lodhjen, dhimbjen e kokës, shqetësimin e stomakut, marramendjen dhe dhimbjet muskulo-skeletore – raportohen më shpesh tek individët me një çrregullim ankthi .

    Të mësuarit për të menaxhuar ankthin tuaj ndërsa trajtoni simptomat tuaja të lukthit , mund të jetë mënyra më e dobishme për t’ju ndihmuar të trajtoni të dy çështjet. 1 Për të ndihmuar të përballoni simptomat e ankthit , provoni:
    Praktikimin i teknikave të menaxhimit të stresit: Stresi është një pjesë normale e jetës, kështu që zhvillimi i aftësive të mira për të përballuar është i rëndësishëm. Teknikat e relaksimit që mund të ndihmojnë përfshijnë frymëmarrje të thellë, relaksim progresiv të muskujve dhe meditim jane shume ndihmuese ne menaxhimin e ankthit. Nese teknikat vetndihmuese nuk ju mjaftojne do te ju rekomandoja te vizitonit psikologun per te ndjek disa seanca psikoterapeutike.

    Suksese,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: