ankthi

ankthi

Pershendetje, une kam qrregullime te ankthit qe 8 muaj me ka ardhur atak paniku frik prej vdekjes tash kam fitu frik shume te madhe prej vdekjes kam fitu frik shume te madhe per shemdetin tem qe po me jep stres. Ju lutem me rekomandoni si ta largoj kete stres e kto mendime

Një koment për “ankthi”

  1. Lediona Braho says:

    Përshëndetje,

    Në fillim të letrës ke shkruar që ke çrregullim të ankthit dhe prej 8 muajsh atak paniku. A ke kryer një vizitë në psikolog apo mjek, apo ke arritur vetë duke lexuar në këtë përfundim? Nëse e ke arritur vetë përfundimin, të sugjeroj të kërkosh ndihmë dhe të flasësh me një profesionist.

    Ankthi është një sinjal që truri dhe trupi e prodhojnë kur personi ndihet i pasigurt dhe në rrezik. Ka ndodhur ndonjë gjë që të ka frikësuar shumë? Ke pasur ndonjë problem me shëndetin ti apo një familjar? Si janë marrëdhëniet në familje?

    Këto mund të na ndihmojnë të kuptojmë ku, si dhe pse kanë filluar shqetësimet që po të mundojnë prej muajsh.

    Të sugjeroj të flasësh me persona në familjen dhe në rrethin tend miqësor, që i beson dhe i ke afër, e ata mund të të mbështesin për më tej që të ndihesh më qetë dhe pse jo, të marrësh ndihmë profesionale edhe te një psikolog ballë për ballë.

    Në fund, por jo më pak e rëndësishme, të sugjeroj të gjesh forma praktike për menaxhimin e stresit dhe ankthit: bëj ushtrime frymëmarrjeje përditë, bëj shëtitje në natyrë, gjej dhe praktiko një aktivitet fizik që të pëlqen, bisedo me dike që e ke afër vetes, mbaj një ditar ku të shkruash ndjenjat e vështira që të mundojnë, etj.

    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak!
    Kurajo dhe forca!

    Nga Lediona Braho
    Psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: