ankth

ankth

Pershendjet ju lutem me ndihmoni kam kalur shum ankth e panik ataku gjat 10 muajve tash kam marremendje gjat gjith kohes te gjitha i kam ber analizat ketu ne zurich me kan then krejt emocionale eshte po kam frik te heci vetem se mos rrezohem kjo marremendje me ka lodhur shum vetem them a zgjona vet nje her ne jet pa ket marramendje ?😒

Një koment për “ankth”

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Se pari, bazuar ne moshen tende, sugjeroj te njoftosh prinderit dhe te komunikosh qe pavarsisht analizave ti perseri vazhdon e ndjen shqetesime. Nderkohe ti thua se ke 10 muaj me ankth dhe atake paniku, vlen te theksohet se gjate ketyre 10 muajve ti nuk je rrezuar. Pra, eshte nje mendim i joti i shoqeruar me frike. Por, nuk ka fakte reale se ti rrezohesh. E rendesishme eshte qe te kuptosh se kur te ka ndodhur per here te pare (situata qe te kujtohet). Cfare mendimesh kishe dhe sa reale ishin ato?

    Ne momentin qe te kap ankthi, fokusohu te frymemarrja jote. Merr fryme thelle dhe ngadale. Nxirre frymen po prape ngadale. Perserite deri sa te kuptosh qe frymemarrja jote eshte normalizuar. Nderkohe mendoje veten tende ne nje vend te sigurte, ku ti ndihesh i qete dhe i relaksuar (fokusohu te ajo qe sheh, degjon, prek). Fokusohu te emocionet pozitive qe te jep ky vend. Nderkohe shume teknika te tjera mund te gjesh lehtesisht ne internet.

    Ankthi eshte i trajtueshem, dhe ndodh tek nje pjese e konsiderueshme e shoqerise. Te sugjeroj qe se bashku me prinderit te shkoni te nje terapist dhe te fillosh trajtimin e ankthit. Me pas jepi kohe trajtimit dhe permiresimit. Per cdo gje qe te nevojitet dhe mendon se ne mund te te ndihmojme, na shkruaj.

    Te uroj gjithe te mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: