ankth

ankth

prsh si jeni..jam 27 vjece dhe kam ankth..por aman kam dhe fiksime per gjera koti..gjumin se bej fare te qet.pernat vetem 2 or gjum.sado mundohem t heq mendjen jooo e pamundur dit nat mendja rri vetem me mendime negative se mund te shkalloj.nje keshill ju lutem

2 komente për “ankth”

  1. Leo says:

    Nigo un jom 24 vjeq edhe e kom kalu ket periudh tonen t’njejten . Mundohu me u perqendru te pozitiviteti lej mendimet negative . Merru me diqka pune,fitnes,hobi etj . Fundi fundit ni jete e ki edhe sja vlen bre mu brengos fare per kurgjo . Je ne ma’t miren faze t’jetes e pjekur psiqikisht edhe fizikisht edhe sja vlen . Kshtu qe KALON ! Mos ki merak.

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Faleminderit qe zgjodhe nukjevetem.al per te shprehur shqetesimin tend. Me vjen keq qe po kalon nje periudhe te tille por vlen te theksohet se ankthi eshte nje alarm qe te njofton se ti duhet te jesh me i vetedijshem per cfare po ndodh me ty dhe reagimet me situatat e jashtme. Ankthi eshte i trajtueshem nese merr ndihmen e duhur nga profesionist te shendetit mendor. Do te ftoja te kujtoje se kur ka ndodhur per here te pare te kesh ankth. A kujton ndonje situate specifike? Identifiko mendimet e tua para ankthit dhe me pas emocionet qe percollen keto mendime. Identifiko situatat qe te shfaqet ankthi dhe perpiqu te kuptosh mendimet negative (ku konsistojne ato) dhe emocionet qe shoqerojne keto mendime. Sa reale jane keto mendime negative?

    Eshte e rendesishme te kuptosh qe mendimet negative joreale sjellin ankth dhe ankthi eshte si nje kurbe (ka nje pike fillimi, arrin kulmin dhe bie). Perpiqu te qendrosh me ankthin, te relaksohesh dhe te normalizosh frymemarrjen. Merr fryme thelle dhe ngadale (po ngadale nxirre frymen). Me normalizimin e frymemarrjes, fokusohu ne ate qe ndodh ne te tashmen me ane te shqisave te tua (ne ate qe degjon, prek dhe sheh). Nderkohe imagjinoje veten ne nje vend te sigurte dhe identifiko emocionet e tua (e qete, e gezuar etj). Ne kete menyre arrin te ndalosh ciklin e mendimeve negative dhe fokusohesh ne gjera qe po ndodhin reallisht, duke kuptuar se nuk ka rrezik real. Shume teknika te tjera mund t’i gjesh online, por keto jane teknika qe te qetesojne momentalisht. E rendesishme eshte te punohet me burimin e ankthit tend dhe sugjeroj ndihmen e nje profesionisti. Nderkohe, ndihu e lire te na shkruash ne cdo kohe dhe do jemi ketu me deshiren per te te ardhur ne ndihme. Gjithe te mirat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: