dhune

dhune

Mirëdita deshta
Një këshill nga ju jam nje nënë e 4 fëmijëve po jetën e kom katstrof jetoi me burrin po qdo dyten dit me dhun me presion nganjeher po mshkon menja me mbyt veten spo muj duroj më qdo ditë frigohem se qohet prap dhe me godet nuk di qka të bëj një këshill ju lutem😞😢😢😢😢😢😢

2 komente për “dhune”

  1. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke drejtuar një shqetësim shumë të fortë që po përjeton me lëndim fizik dhe shpirtëror si njeri, nënë e bashkëshorte.
    Letra jote është e pakët në informacion, por vjen shumë e fortë në kuptimin se sa traumatike është kjo për ty, sa e padurueshme, sa e vështirë, sa e pashpresë duke qenë se dhuna qenka në formë sistematike.
    Po supozoj që kjo ka vazhduar për disa kohë, ndoshta edhe raporti midis jush ka patur problem. Besoj se është akoma më e vështirë tani që jeni me fëmijë pasi e gjitha kjo ndikon jo vetëm te ty, por edhe në rritjen dhe zhvillimin e tyre dhe kuptueshmërinë që i japin nënës dhe babait.
    Me siguri edhe ata ndihen jo mirë, të frikësuar dhe konfuz për gjithë cfarë shohin dhe perceptojnë.
    Në fund ti më kërkon një këshillë dhe po mendoj se në cfarë drejtimi e deshe këtë këshillë.
    Në gjykimin tim, ky raport tashmë është një raport dhunues dhe do ishte mirë në radhë të parë ti largoheshe sa më shpejt dhunës përpara se të mendoje zgjidhje të tjera. Psikika jote është tashmë në një gjendje traumatike dhe e dobët dhe gati e varur edhe nga ajo cfarë po ndodh. Ndoshta ti je përpjekur ta zgjidhësh, të durosh etj por këto nuk janë zgjidhje.
    Shpresoj të kesh afër persona të afërt me të cilët të flasësh dhe të mbështesin. Gjithashtu edhe shërbime që mund të marrësh.
    Nuk mund të zhvillohet apo të jepet një këshillë më e mirë për të zgjidhur dicka, në rast se në radhë të parë nuk i ikim dhunës dhe frikës se ajo do ndodh. Ajo dëmton dhe shumë madje.

    Imagjinoj që është e vështirë për ty dhe shpresoj se do ndërmarrësh një zgjidhje për veten.
    Mbetemi në kontakt,
    Almandina

    1. E brengosur says:

      Po kam frik të flas po më dhimbesn fëmijët jom met vertet shumë keq familjarët e burrit nuk më mbeshtesin vetem më thojn duro je në
      Der të huaj më ka ndalu edhe shkollimin e gjithëqka nuk jom tip i femrës mej duru kto sende sdi qka me
      Ba jom
      Met vertet e shokuar tashmë kan fillu edhe flokët ms mra jom tu frigu mos kom psu naj traum ose depresion

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: