psh gjendja ime esht shum e komplikuar por edhe friksohem prej ksaj gjendje se asnjeher nuk mka ndodh kam mendime shum te keqija me vje mendimi ta mbys dike dhe tmerrohem nga ky mendim i qastit, friksohem ne te njejten kohe kur me vjen ky mendim me ngushtohet dhe me djeg gjoksi nuk ndihem mire me mundon me vijn mendimet me thon qe qohu tani por e kontrolloj veten dql ne oborr mar ajer te paster mundohem me qetsu veten, friksohem shum jam ne hall edhe jam nje person qe rri vetem ne shtepi nuk dal askund , qe 5 vite vetem ne shpi rri nuk kam aktivitete nuk punoj askund, mendoj qe kjo ka ndikuar dhe po me ben te qmendem, kam nevoj te dal te shijoj boten punen dhe te ndihem rehat qe tme largohen mendimet e kqija perderisa jam ne pune apo diqka tjeter po i fejuari nuk me lejon qdoher qe ja permend punen nervozohet me bertet thot jo dhe pike, as shoqeri skam, nuk kam shoqe asnje gje jam komplet e vetme dhe po qmendem nuk di se si ti largoj kto mendime, po te mund ti largoja pergjithmon do isha njeriu me i lumtur ne bote, ju lutem nese dikush ka kso mendime ose ka ndonje keshill se si me i largu se nuk jam njeri i keq perkundrazi te gjith i dua po disi vetmia dhe mbyllja ne shtepi per 5 vite te tera me kan lodhur, sapo kam hyr ne shkoll te mesme babi mka largu prej shkolle shkaku i disa problemev, dmth ne shkolle perveq fillores un nuk e kam vazhduar kam qene 24 ore nonstop ne shtepi nuk e di se si te veproj me duhet ndihm ju falenderoj shum

Një koment për “”

  1. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Situata ne te cilen gjendesh, pra izolimi deri diku I plotë nga jeta e perditshme jashtë shtepisë, puna, etj; kanë berë që zemerimi që ndjen per kete realitet te cilin ti e jeton me vuajtje dhe padeshire te shfaqet ne forma te tilla simptomatike. Sigurisht qe pamundesia qe ti ndjen per te dale nga kjo situatee e ben ate ndjesi qe pershkruan( ti besh keq dikujt) edhe me te forte. Zemerimi lidhet me bashkeshortin, me babain ndoshta etj. Nga ana tjeter ky eshte nje izolim I gjate. Njeriu kur izolohet dialogun qe mund ta zhvillonte me te tjeret e zhvillon me veten, por vjen nje pike qe kjo nuk mjafton ose behet nje dialog patologjik. Njeriu eshte qenie sociale. Kur veteizolohet eshte I semure, kur e izolojnë eshte I denuar. Dhe denimi pa te drejte sjell zemerim apo jo? Madje “terbim”. Ty te mungon socializimi dhe me sa duket ti je e vetedijshme per kete madje edhe per anen tende qe e sjell ne vemendje që I do njerezit. Shqetesimi tend eshte sa objektiv(pamundesia per te dale nga shtepia pasi nuk te le I fejuari) aq dhe subjektiv(zemerimi qe ke ndaj tij dhe qe te eshte kthyer ne simptoma ankthi dhe agresioni te zhvendosur). Eshte subjektiv edhe per faktin qe ti “zgjidhjen” e kerkon te largimi I mendimeve, pra ne nje fare menyre ajo pjese e jotja qe “proteston” dhe eshte e zemeruar dhe do te “godasë” dike per kete “mungese lirie”, nuk degjohet prej teje. Ti ke vendosur qe thjesht ti largosh ato mendime, sic thua dhe vete, po ta beje kete do ishe shume e lumtur. Sigurisht qe ato nuk largohet pasi eshte pjesa tjeter e jotja qe do te degjohet. Pra nuk duhet te harrosh qe ajo eshte nje pjese e jotja dhe “duhet” degjuar. Afermendsh qe ne fund problemi eshte objektiv. Sado ta degjosh kete proteste te fshehur, realiteti mund te mbetet ai qe eshte. Por te pakten duke u njohur me zemerimin qe ndjen ndoshta ke nje motiv me shume per te kerkuar nje ndryshim, apo per ta realizuar kete ndryshim. Nje aspekt pozitiv eshte qe ti ende e kerkon “jetën” do te socializohesh dhe nga ana tjeter zemerimin simptomatik nuk e kthen kunder vetes, ai ende drejtohet kunder dikujt qe ska emer. Kjo eshte pozitive. Ti nuk fajeson veten.me te drejte ti shqetesohesh se ndoshta ky zemerim mund te dale jashte kontrollit apo jo? Pikerisht prandaj duhet njohur dhe pranuar. Por fakti qe ti do ti largosh keto mendime tregon qe e percepton veten te pafuqishme. Mund te me shkruash ne vazhdim nese deshiron.
    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: