ka dy dite qe perjetova nje abort spontan

ka dy dite qe perjetova nje abort spontan

Pershendetje,une jam shume e shqetesuar ka dy dite qe perjetova nje abort spontan.Une kam nje djale pothuaj 5 vjec dhe bera nje lindje natyrale dhe nuk kam perjetuar ndonje rezik ne shtatzenine e pare..Kjo ishte shtatzania e dyte dhe e pafate do thoja 😭 …kisha humbje ,shkova ne spital .Atje me thane qe mund te jete nga raportet,sepse dhoma e femijes eshte ne vendin e vete Dhe nuk eshte poshte..Mund te kesh dhe rrezik deshtimi me thane por me shume mundesi eshte nga raportet..une sapo u ktheva nga spitali me plasi hemoragjia Dhe pashe qe humba dhe foshnjen😭 .. pastaj serish shkova ne spital dhe pane qe dhoma e femijes nuk ishte me.. une jam e shqetesuar shume per ate qe humba sepse deshira per ta patur ishte shume e madhe ..Pas 5 muajve arrita te kem nje shtatzani por ishte e shkruar te ndodhte keshtu..Por une dua te kuptoj se pse te kete ndodhur?? Ne spital nuk me japin nje motiv . A mundet te kem gabuar ne dicka?? Ishte per fajin tim?? Une e fajesoj shume veten qe ndoshta nuk jam kujdesur sic duhet ..dhe si duhet te sillem tani si ndodhi kjo ? Kur mund te provoj serish te mbetem shtatezene?

3 komente për “ka dy dite qe perjetova nje abort spontan”

  1. Nea thotë:

    Pershendetje e dashur une pata nje abort spontan para dy muajsh ishte shtatezania ime e pare.
    Une pas 8 muajsh tentim mbeta shtatezane nuk e ke cekur se sa javeshe ishe.
    Megjithate une isha kater javeshe nuk pata mardhenie me burrin,kujdesesha jashte mase per veten isha e lumtur qe kisha nje mrekulli brenda vetes mirepo ndodhi.
    Une te kuptoj mjaft mire eshte nje gje neper te cilen kalova,mirepo mos u streso mua mjeku me tha se pas nje cikli mund te fillosh prap per nje shtatezani tjeter.
    Mundohu te mos stresohesh e di qe nuk eshte e lehte.
    As mua nuk me dhane ndonje shkas sepse as ata nuk e dinin thane vetem se ndodh.
    Mund te kerkosh analizat e nevojshme per te ditur gjendjen tende ashtu bera une.
    Mundohu te jesh sa me e qete te uroj fat e dashur.

  2. Tinkerbell thotë:

    E dashur
    Duhesh te besh nje kontrolle gjinekologjike te bisedosh me dr se kur mundesh te provosh prap , eshte mire pas 6 muaje te tentosh prap sa kam njohuri une . Per humbjen qe e ke pas grat shtatezana deri ne muajin e 4 jane shume te rrezikuara per aborte spontane per shkaqe te ndryshme qe nuk dihen asnjeher , mirepo tento te qetsohesh pasi qe te ndihmon ty per te mbetur prap shtatezane dhe te pushosh .

  3. Pershendetje. Me vjen keq qe keni kaluar nje situate te tille. Por, faktikisht, 1 ne 4-5 shtatzani nderptitet pa ndonje shkak te dukshem nga ne. Ne shumicen e rasteve te barrave te nderprera ne fillim jane shkaqet gjenetike arsyeja. dicka te nisur jo mire gjenetikisht, trupi jone e njeh/vlereson para se ta kuptojme ne ne ekografi apo ne analiza. Dikujt i ndodh barren e pare, dikujt te dyten, dikujt asnjehere, dikujt 2 here rresht etj. Ju mos u merzisni, nuk eshte faji juaj, nuk keni bere asgje te gabuar. Ju keni shkuar edhe ne spital, nuk jeni treguar indiferente. Ishte dicka qe nuk mund te qendronte edhe po te shtroheshe ne spital apo te merrje mjekim. Nuk jeni e para qe ju ndodh kjo, mjerisht, as e fundit. Por ju keni dhene prova qe mund ta coni deri ne fund nje shtatzani, mos e leshoni veten keshtu. Durim per disa muaj dhe rifilloni perpjekjet perseri. Beni nje kontroll te mjeku para se te filloni te tentoni. Qofshi mire.
    Dr. Elinda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: