Simptomat më të zakonshme të Vetë-sabotimit

Cilat janë shenjat dhe simptomat që ju jeni duke sabotuar vetën tuaj? Ju duhet të mendoni për këtë, sepse ju mund edhe të mos jeni të vëdijshëm se ju jeni duke bërë këtë. Natyra e vërtet e kësaj ‘kafshe’ është se ju mund të mendoni se arsyeja që nuk jeni të lumtur apo të suksesshëm (ose çfarë do tjetër që ju doni), është për shkak të faktit se besimet tuaja rreth vetës janë të vërteta dhe se ju duhet vetëm të pranoni këtë.

Unë shpresoj se ju në të vërtet doni të ndryshoni këtë! Pra, këtu janë disa nga simptomat.

A vërejtët ndonjë në vetën tuaj?

– Duke përdorur fjalë të tilla si ’’duhet’’ose ‘’nuk mundem”.
– Vuajtjen nga një konflikt i brendshëm me shpresat dhe dëshirat tuaja duke u ndeshur me dështimin tuaj për të ndryshuar asgje.
– Vetëbesim të ulët, sepse ju ndjeheni të pafuqishëm për të arritur atë që ju dëshironi.
– Ndjenjën se nuk ka rëndësi se çfarë ju provoni, ju thjesht nuk mund të keni sukses.
– Frustrim (zhgënjim).
– Depresion.
– Duke i thënë vetës ’’unë nuk jam mjaft i mirë’’.
– Duke vepruar në atë mënyrë, duke i  vendosur gjërat e mira në jetën tuaj në rrezik.
– Kërkoni ose keni  mbetur të bllokuar në një marrëdhënie abusive.
– Jeni i\\e zemëruar me vetën.
– Perfeksionizmi- dëshira që gjithçka të jetë e përkryer dhe mbajtja e standardëve shumë të larta mund t’ju pralizojë juve të mos bëni asgjë dhe asnjëherë për të qenë të lumtur me cdo veprim që ju keni marrë. Kjo vret motivimin tuaj gjithashtu.

Këto janë vetëm disa nga simptomat kryesore që ju jeni duke sabotuar të ardhmën dhe lumturin tuaj.  Shumicën e kohës ne nuk e kuptojmë se jemi duke bërë këtë. Ju mund të fajsoni gjithçka dhe gjithkënd për çfarë po ndodh (ose nuk po ndodh) me juve. Përpiquni ta nxirrni një vështrim në përgjegjësitë tuaja për atë se çfarë ndodhet në jetën tuaj tani.

Përmirësimi i gjërave

Pra, çfarë mund të bëni ju për ti vendosur gjërat drejtë dhe te filloni të ndihmoni  veten, filloni me të qenit një mik për vetën, në vend të sabotimit të lumturis tuaj.
Gjëja e parë është kuptimi i problemit tuaj dhe shpresoj që unë t’ju kem ndihmuar për të identifikuar atë.     Hapi tjetër do të jetë ndryshimi i fjalorit që përdorni kur i referoheni vetës tuaj, të filloni të thoni gjëra të mira. Të bëni deklarata të tilla si ’’Unë meritoj të..’’ dhe ‘’Unë mund të…’’, këto janë pohime dhe ju duheni të përsërisni ato shpesh. Punoni në përmirësimin e vetëbesimit tuaj dhe ndaloni  në përpjekjet për të kënaqur të tjerët. Provoni të mendoni rreth mundësive që mund të keni për të pasur sukses dhe filloni të vizualizoni vetën (të shihni) si të suksesshëm. Ju së shpejti  do të lëni dyshimet prapa dhe filloni të besoni që ju meritoni  më mirë.                                                                                                                                                                          Lexoni këtë faqe në lidhje me atë se si të përdorni vizualizimet për të arritur qëllimet tuaja duke mos lejuar që frika të ju kontrollojë juve.

Është shumë e rëndësishme për ju që të filloni të mësoni t’i besoni vetës dhe të merrni  vendime për të ecur përpara me besim, pra, mbushe mendjen tuaj me thënjë inspiruese, që ju ngrejnë juve lartë dhe që ju japin shtytje që ju nevojitet.                                                                                                                                        Këtu është një faqe e mbushur me citate (thënje) frymezuese http://www.more-selfesteem.com/inspirational-quotes.htm

Por hapi më i rëndësishëm që ju duhet të merrni është të përballoni çdo frikë apo dyshimi  mbi vetën dhe të vazhdoni përpara duke marrë masa, veprime positive. Mbani  mend të jeni të qartë rreth asaj çfarë dëshironi dhe punoni për ta arritur atë me këta  hapa, pastaj shikoni se cfarë po ndodh. Unë nuk jam duke thënë  se të gjitha këto janë të lehta për tu bërë.  Nuk është aspak e leht, kërkon që ju të punoni në qëndrimin tuaj dhe të menduarit tuaj për të ndryshuar. Por, nëse ju besoni  në vetën tuaj, ju mund të bëni çfarëdo që ju dëshironi.

Lumturia do të vijë në qoftë se ju e prisni atë!

Na përcjellni edhe në: