Cka është identiteti personal?
Identiteti personal është mënyra se si ju e shihni vetën dhe është shumë e lidhur me imazhin e vetëvetës. Është shumë me rëndësi për ju sepse kjo do të ketë efekt ne mënyrën se si ju do të ndihëni për vetën tuaj dhe se si do të silleni në situate sfiduese.
Identiteti personal përmban:
•Kush jeni ju ?
•Cfarë ju bën unik/e?
•Cilat janë vlerat e tuaja?
•Identiteti fizik ( imazhi trupor)
•Identiteti juaj I brendshëm ( personaliteti, karakteri etj.)
•Si e shikoni vetën ne lidhje me të tjerët
•Si e identifikoni vetën ne termat e punës tuaj
•Dhe qëllimet personale
Gjëja më e rëndësishme për ta kuptuar për identitetin personal është se mund të jeni shumë i afërt me atë se si njerëzit tjerë ju shohin juve, dhe në këtë rast ju do të jeni në harmoni me botën dhe njerëzit përreth ose mund të jetë ndryshe nga ajo që njerëzit shohin tek ty dhe kështu ju mund të ndiheni se ju jeni keqkuptuar dhe ju e ndiheni se duhet ti bëni të tjerët të ju vlerësojnë ju për faktin se kush jeni.
Njëri ndër problemet më të mëdha që njerëzit kanë me identitetin personal është se ata nuk mund ta pranojnë vetën për faktin se kush janë dhe qka besojnë. Shumica nga ne sot vuajmë nga kjo sepse shoqëria kërkon prej nesh të sillemi dhe të jetojmë në mënyrat që ne duam.
A jeni konfuz për identitetin personal?
Hapi i parë për shkallë të lartë të vetëbesimit tregon që je shumë i qartë për atë që je dhe në qka beson. Kjo është qëllimi i vetëvetëdijes. Para se ta përmirësoni vetën tuaj në të vërtetë bëj një ndryshim pozitiv në jetën tuaj ju duhet ti kushtoni kohë vetëpërmirësimit. Për këtë, të kuptuarit e identitetit personal është hapi i parë i rëndësishëm dhe pastaj pas këtij hapi ju mund të mëndoni për të ndryshuar jetën tuaj pozitivisht.
Si mundet identiteti personal të ndihmojë në përmirësimin e vetëbesimit?
1.Kush jeni ju? Çfare është e rëndësishmë për ty? Duke i ditur këto ju mund të ecni drejt vendimit i cili do të ju ndihmojë ju të jetoni si dëshironi, jo sesi të tjerët dëshirojnë.
2.Çfarë ju bën unik?Askush prej miliona njerëzve të cilët jetojnë në këtë planet ose milionat tjerë që kanë jetuar më herët nuk eshtë as nuk kanë qenë të njëjtë sikuse ti. Kupto këtë dhe gezohu duke qenë ju! Ki kurajo të jesh më ndryshe dhe vetëbesimi do të përmirësohet.
3.Cilat janë vlerat tuaja? Nëse dëshironë të ndihesh mirë për vetën tuaj ju duhet të kuptoni cilat janë vlerat tuaja dhe fillo të jetosh me to. Shume njerëz kompromentojnë vlerat e veta dhe besojnë që ata duhet te jetojnë një mënyrë të caktuar por kjo është një rrugë drejt jolumturise dhe vetëbesimit te ultë.
4.Identiteti i brendshëm – personaliteti dhe karakteri të bëjnë të veqantë dhe ti duhet ti vlerësosh ato. Fokusohu se qfarë ke positive në këto dy fusha. Cilat janë dy aspektet e personalitet që ju ndihmojnë juve ose kanë efekt tek ju .Është gjithmonë diqka positive brenda vetës tuaj nese shikoni me kujdes. Nëse ju keni një shokë/shoqe atëhere qfarë mendoni qka ju pëlqen atyre tek personaliteti juaj? Përmirësimi këtu do të rriste vetëbesimin
5.A e keni parë vetën në lidhje me tjerët- Kjo lidhet me statusin tuaj. Nëse besoni që keni nje status shumë të ulët ju do të vuani nga vetëbesimi i ulët, por nese ndiheni që ju keni status të lartë kjo do ju ndihmoj ne ngritjen e vetëbesimit. Mënyra e vetme e mundëshme për tu ndier i lumtur dhe për të përmirësuar vetëbesimin tuaj është të pranoni veten se kush je dhe duke u bazur në vlerat tuaja. Mundohu të mos krahasohesh me të tjerët. Këta që janë konkurrues e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës dhe janë njerëz të palumtur dhe me vetëbesim te ultë. Standardet tuaja janë më me rëndësi se të tjerët pra përcjell atë se në qka dëshiron të besosh .
6.A e keni identifikuar vetën ne aspketin e punës- mos bëj gabimin e të menduarit që një punë të definon atë se kush je , është vetëm diqka që ben asgje tjetër.
7.Qëllimet personalë- Nëse dëshiron të përmirsosh vetëbesimin tuaj ju duhet të keni objektiva dhe duhet ti arrini ato që të jeni dikush që me të vërtetë jeni.
Si mund të të lendoj ose të të ndihmoj identiteti personal?
Njëherë kur ju e kuptoni kush ju jeni dhe cilat jane vlerat e tua ju do të jeni në gjendje të merrni vendime të cila do të ju shtyjnë ku ju deshironi të jeni. Vetëbesimi varet ne të qenit vetëvetja dhe ju do ti ndihmoni vetës tuaj. Të injorosh vetëveten shkakton miseri dhe dhëmbje. Përcjelle identitetin personal dhe lëre të udhheqë ty në një vend më të mirë.