noramasturbimi26.05.2011 15:04qka esht masturbimi ? spe kuptoj saktesisht qysh bohet
M. Sc. Elisa Berdica - Ekspert i nukjevet RE: masturbimi10.06.2011 11:30Pershendetje Nora. Me vjen mire qe na ke kontaktuar dhe je kurioze per seksualitetin tend. Kjo eshte mese normale per moshen tende dhe nje informim sa me i mire, te ndihmon qe edhe ne te ardhmen te kesh marredhenie te shendosha.Masturbimi eshte nje praktike autoerotike, qe ka te beje me stimulimin e vullnetshem te organeve seksuale, nganjehere dhe pjeseve te tjera te trupit, me qellim arritjen e kenaqesise. Me organe seksuale nenkuptoj penisin te meshkujt dhe klitorin te femrat. Masturbimi mund te kryhet me dore ose me objekte te ndryshem. Mund te behet mbi veten, ose te nje partner, dhe ne kete rast eshte pjese e asaj qe quhet ‘Petting’ dhe mund te konsiderohet pjese e marredhenieve seksuale.Masturbimi eshte nje fenomen qe vihet re tek adoleshentet, tek te rriturit, dhe nganjhere edhe te femijet (ndodh me rralle dhe eshte i pavullnetshem). Nga kendveshtrimi anatomik e fiziologjik, masturbimi ndikohet nga gjendje te caktuara hormonale, dhe nga kurioziteti qe kane sidomos adoleshentet per trupin e tyre. Zakonisht per meshkujt eshte me e thjeshte te zbulojne pjeset intime te trupit te tyre, pasi jane te jashtme, ndersa per femrat eshte me ndryshe pasi organet e tyre seksuale ne pergjithesi jane te brendshme.Pra, masturbimi eshte nje nder faktoret qe lidhet me krijimin e identitetit gjinor. Ne aspektin psikologjik, masturbimi ka efekte pozitive dhe negative. Efektet pozitive jane keto:- Eshte nje eksperiece e njohjes se vetes, dhe e pranimit te vetes,- Ben nje organizim te kenaqesise seksuale- Eshte nje eksperience ‘ure’ drejt te tjereve.Aspektet negative te masturbimit konsiderohen keto:- Mund te ndikoje pergjigjen seksuale tek te rriturit, duke ndaluar fleksibilitetin ne raportin me partnerin- Gjenitalet mund te vishen me cilesi fetishiste, duke limituar marredheniet me te tjeret- Mungese tolerance ne lidhje me pritjen dhe me tensionin.- Shpesh shoqerohet me ndjenja faji dhe mund te cojne ne aktivitete pa experience orgazmike ose ne sjellje te demshme.- Nje aktivitet masturbues i sterzgjatur mund te coje ne humbje te interesit per marredheniet seksuale me partnere te mundshem seksual. Te lutem te na shkruash serish nese ke pyetje te tjera ose nese pergjigjia nuk eshte e qarte. Faleminderit.Vlerëso
noraRE: masturbimi14.06.2011 11:33a ndikon ne virgjinitet a mund ta prishehsh nese masturbon
M. Sc. Elisa Berdica - Ekspert i nukjevet RE: masturbimi17.06.2011 11:54Pershendetje Nora. Ashtu si e shpjegova me siper, masturbimi ka te beje me stimulimin e organeve seksuale, ne rastin e femrave te klitorit. Nese mjaftohesh me kaq, nuk ka rrezik per prishjen e virgjerise pasi himeni ndodhet brenda kanalit vaginal dhe nga jashte nuk mund ta prekesh. Nese gjate masturbimit ndodh penetrimi ne kanalin vaginal me gishta ose me objekte te ndryshem, atehere mund te rrezikohet carja e himenit.Nuk e di sa informacion ke per strukturen e organeve gjenitale, dhe nese kupton sakte ku ndodhet klitori e ku ndodhet vagina. Nese ke nje paqartesi te tille, te lutem te na shkruash perseri. Faleminderit.Vlerëso
noraRE: masturbimi28.06.2011 13:35nese kish pas mundesi me publiku nje foto se si duket vagina e virgjer dhe ajo jo e virgjer faleminderti
RE: masturbimi17.11.2012 19:10un dua tju bej nje pyetje e cila me shqeteson ne fakt dhe dua te di arsyen pse esht keshu. Ne pjesen e vagines ne brendesi kam nje pjes te nxime dua ta di a kshu esht per te gjith a vetem un e kam ket gje dhe pse vjen kjo e nxire
.faliminderit nga ani
nelaRE: masturbimi25.01.2013 18:25ju lutem shpjegojeni edhe njere futja e gishtave prish virgjerine apo jo ?
TrimiRE: masturbimi16.04.2013 17:54Sa eshte gjatsia normale e penisit per moshen time
KETRUSHJARE: masturbimi30.04.2013 13:35KUR MASTURBOHEM KAM SHUM DHIMBJE NE PJESEN E POSHTME TE BARKUT
PSE NDODH KJO
AlbertiiRE: masturbimi25.05.2013 17:56nese masurtbohemi pa mar para sysh 1 here nmuj a 1 here njav a 1 here ndit aa !!

a ko naj dom a?
p.sh e para
aknet (puqrat) nftyr a dalin per shkat tMasturbimit aa?
fatty-GRE: masturbimi18.06.2013 14:46jam fatlidni kam deshir te bisedoj me te gjith

Të nderuar përdorues të ueb faqes nukjevet.net, e kemi kënaqesinë të ju informojmë se do të ofrojmë edhe mundësinë e komenteve shtesë të cilat mund ti dergoni, por në raste të perdorimit të gjuhës fyese apo fjalëve banale, komenti juaj do të fshihet menjëherë.

*Komentet në fjalë paraqesin mendimet dhe qëndimet e personave përkatës e asesi të ueb faqes.

Kujdes! Këtu mundeni vetëm të komentoni mbi pyetjen e parë të parashtruar. Për pyetjen tuaj, ju lutemi drejtohuni te "Pyetje e re"

Ky forum moderohet nga administratori. Komenti juaj do të ruhet deri sa të miratohet dhe të publikohet nga administratori.