brendinanjeriu qe dashuroj nuk me don 20.05.2013 20:11e kam shum te veshtir ta harroj njeriun qe dashuroj sepse me ka hy ne zemer dhe nuk po mundem ta harroj pavarsisht qe ai nuk me don mua une prap se prap vuaj per te dhe nje shoqe e imja me ka then ta harroj se nuk eshte per mua por une po vuaj shum per te dhe po me merr malli per te shum sdi qfar te bej jam ne depresion vetem i lutem allahut te ma marr shpirtin sepse pa te nuk kam jet vetenm shpresa qe te jam me te me mban gjall sa her e shoh trupi me dridhet nga emocionet zemra me thot ti them se e dashuroj por po kam frike qe ti themse e dua nuk di qka te bej a ti shpreh ndjenjat ju lutem keshilla pres pergjigje nga ju .
Ma. Sc. Ajete Kërqeli - Ekspert i nukjevet RE: njeriu qe dashuroj nuk me don 27.05.2013 15:00Pėrshėndetje Brendina,

Faleminderit qė i ke besuar shėrbimit tonė pėr ta ndarė brengėn tėnde.  Mė vjen keq qė jeni duke  kaluar nėpėr kėtė gjendje, sepse nga kjo qė ke shkruar Brendina kuptoj qė duhet tė jetė njė periudhė e vėshtirė pėr ty.  Pėr  shumėkė ndarjet nuk janė tė lehta sepse tė gjithė ne ndonjeherė e kemi tė vėshtirė tė heqim dorė nga gjėrat/personat  qė duam ose me tė cilėt jemi mėsuar.

Megjithėse nuk kam shumė informata lidhur me atė se cfarė ka cuar drejtė ndarjes tuaj, fakti qė ju e dashuroni ende e bėn tė kuptueshėm njė reagim tė tillė  pėr kėtė situatė.  Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė ti Brendina ke marrė hapin pėr tė shkuar pėr kėtė brengė qė tė mundon, sepse tregon qė je e gatshme dhe ke vullnetin pėr tė ndryshuar mėnyrėn se si ndihesh nė raport me kėtė situatė nė tė cilėn je dhe ta tejkalosh atė.

Brendina nė kėtė moshė shpesh ndarjet janė tė zakonshme dhe ndodhin pėr njė numėr arsyesh, qoftė edhe ateherė kur ne nuk duam qė njė lidhje e caktuar tė pėrfundoj.  Megjithatė  tė sygjeroj qė tė provosh ta shikosh gjithė kėtė eksperiencė nė njė aspekt mė pozitiv-  ti ke pasur njė njeri tė cilin e ke dashur pėr njė kohė dhe besoj qė ke pasur momente kur je ndjerė mirė me tė e qė ke perjetuar njė rritje emocionale nė kėtė lidhje. Mirėpo ashtu sic tė ka sygjeruar edhe shoqja jote, ndoshta ėshtė momenti tė heqesh dorė nga gjithė kjo pėr faktin qė personi tė cilin ju dashuroni nuk ndjehet nė mėnyrė tė njejtė pėr ty. Edhe pse tė marresh ketė hap duhet tė jetė shumė e veshtirė momentalisht pėr ty dhe besoj qė do tė kėrkojė shumė mundim pėr fillim. Mirėpo, provo ti japesh kohe vetes Brendina pėr ta tejkaluar kėtė gjendje.

Shpesh gjendjet e  rėnda emocionale na shkaktohen nga tė menduarit.  Ėshtė e rėndėsishme qė nė momente kur  e gjen veten duke u thelluar nė anėt negative tė jetės tėnde  - qofshin ato reale a po tė imagjinuara- t’i ndaloni ( si psh. ajo qė nuk e paramendoni jetėn pa tė). Mund ta bėni kėtė  qoftė duke filluar ta bėni nė ato momente ndonjė aktivitet tjetėr qė nuk ju lejon tė thelloheni mė shumė nė tė menduarit negativ. Kjo pėr fillim mund tė jetė e vėshtirė, mirėpo nėse vazhdimisht punoni me veten dhe jeni kėmbėngulėse nė kėtė drejtim, do ta vėreni me kohė qė jeni duke krijuar njė shprehi tė dobishme qė do tė ndihmoj ta ndryshosh jetėn tėnde pėr mė mirė.

Nė tė njejtėn kohė jepi rast vetės tė takosh njerėz tė rinjėt, duke i dhėnė vetės mundėsi nė kėtė mėnyrė pėr tė provuar emocione tė reja me dikė qė do tė njehet njejtė pėr ty dhe tė kesh njė lidhje pėrmbushėse pėr ty.

Pra pėr ta kaluar mė lehtė kėtė gjendje, tė sygjeroj Brendina qė tė fillosh tė merresh me veten mė shumė, tė fokusohesh ne atė secfarė tė ndihmon ty personalisht ta kalosh kėtė situatė. Mund tė jetė qė ndarja e kėtyrė ndjenjave me dikė  qė ti i beson (si psh shoqja) tė ta bėj mė tė lehtė procesin. Njė mundėsi tjetėr mund tė jetė edhe sikur tė filloni tė merreni me ndonjė aktivitet tė ri qė do t’ua mban mendjen e zenė..merruni me vetėn tuaj , vendosni qėllime  tė reja, dhe jepi vetes hapėsirė tė takosh njerez tė ri me tė cilėt ndjehesh mirė duke lėnė prapa kėtė histori qė ke pasur dikur..Pastaj, provo tė kujtosh disa prej aktiviteteve tė mėparshme tė cilat tė kanė pėlqyer- mund tė jetė cdo gjė si dalja jashtė pėr njė kafe ose  njė film i mirė. Edhe pse mund tė jetė qė nė kėtė fazė ato aktivitetė tė tė mos bėjnė mė pėrshtypje,  ti mund tė zgjedhėsh qė ta shtysh veten pėr t’i bėrė pėrsėri kėto aktivitete dhe do ta shohėsh qė kjo ngadal do tė filloj tė ndihmoj  dhe ta rigjesh kėnaqėsinė.  Mund tė habitesh se si nganjėherė vetėm tė dalurit jashtė tė bėn tė ndjehesh shumė mė mirė. Qoftė edhe nėse kjo gjendje nuk kalon menjeherė, do ta veresh qė gradualisht  do tė fillosh tė ndjehesh mė energjike dhe gjėrat tė fillojnė tė kenė mė shumė kuptim pėr ty... Jepi vetės mundėsinė pėr tė pėrjetuar pėrsėri gjėra tė mira.

Shpresoj Brendina qė kjo pėrgjigje tė jetė sado pak ndihmuese pėr ty! Na shkruaj pėrsėri pėr hezitim nėse ndjen nevojėn.

Tė uroj gjithė tė mirat dhe ta kalosh sa mė parė kėtė gjendje!
 
Vlerëso
njeriu qe dashuroj nuk me donRE: njeriu qe dashuroj nuk me don 31.05.2013 17:02Njeriun qe dan nuk mundesh me harru ,por ti nuk mundesh me dit se qka ka ne zemer ose ku din ti aj ty ah dan.Ku persona qe nuk shprehen dashurin .ka qe shprehen dashurin ama fakt kan naj qellim tjeter lloj persona ka.Por ti mos largo prej ti thirre ne tel pi kafe me ta ama mos shpreh qe po ban mas ti po banu si shok edhe ba bised banu ma aktive qeshtu kohe mas kohe aj vet kadal e kupton qfar personi je edhe me durim .Djenjat i shpren kurr vjen koha .Brendina duhesh me lufu per at person qe dan.Mos dorzo ka let.
LamorRE: njeriu qe dashuroj nuk me don 19.07.2013 07:44Pershendetje! Para disa kohesh njoha nje djal dhe me pelqeu shume mund te theme qe ishte dashuri me shikim te pare ,disa dite dhe atij dukej sikur i interesoja pasi sa here qe me shikonte nuk mi ndante syte mundohej te me binte ne sy dhe une bera cdo perpjekje qe ai te me fliste po kote tani me duket sikur me eshte larguar sado mundoem per ti ber pershtypje nuk shikoj ndonje shenje.disa njerez te afert me thone se ai te do thjeshte po pret kohen e duhur per ta thene.
Ju lutem me jepni nje keshill sepse une e dua dhe nuk dua te bej te nje jitin gabim qe bera para disa vitesh qe e humba dashurin time sepse mendoja se nuk me donte po kam edhe frik po sikur te mos me doj vertet nuk do ta duroja dote .ju lutem me ndimoni kam shume nevoj...
RE: njeriu qe dashuroj nuk me don 13.02.2014 10:01eh bre cfar jete nuk mundesh te jesh me personin qe don pse o zot pse po vuaj me mire te vdes se pa ate person nuk mund te jetoj pa te me ndimo te lutem zot me ndimo...

Të nderuar përdorues të ueb faqes nukjevet.net, e kemi kënaqesinë të ju informojmë se do të ofrojmë edhe mundësinë e komenteve shtesë të cilat mund ti dergoni, por në raste të perdorimit të gjuhës fyese apo fjalëve banale, komenti juaj do të fshihet menjëherë.

*Komentet në fjalë paraqesin mendimet dhe qëndimet e personave përkatës e asesi të ueb faqes.

Kujdes! Këtu mundeni vetëm të komentoni mbi pyetjen e parë të parashtruar. Për pyetjen tuaj, ju lutemi drejtohuni te "Pyetje e re"

Ky forum moderohet nga administratori. Komenti juaj do të ruhet deri sa të miratohet dhe të publikohet nga administratori.