ethetdashuri apo?11.04.2013 10:52e kam nje problem me nje djal dhe kam deshir me marr edhe prej juve nje mendim,jam e martuar dhe i kam dy femi ,jam ne kontakt qe dy vite me nje djal e kam shok por ma ka marr zemren me duket jam dashuru nuk mund ta largoj mandjen prej ti edhe aj esht i martuar,dhe kam frig se nuk mund ta harroj por ende sma ka shpreh dashurin por e kuptoj qe edhe aj esht ne te njejten pozit,ju kisha lut qe te ma jepni nje keshill,si mund ta harroj?apo te filloj se nuk mund te rri kshtu esht shum e veshtir,se kam mendu kurr njet qe dashurohna me nje burr tjeter.pershendetje nga drita
MPS. Lirie Lokaj - Ekspert i nukjevet RE: dashuri apo?18.04.2013 14:06Pėrshendetje Drita,

Ju falenderoj qė na keni kontaktuar .

Ndodhė shumė shpesh qė  personat e martuar tė dashurohen me dikė tjetėr. Martesa nuk na i bllokon emocionet, sidomos nėse ka faza kur lidhja mes ēiftit fotohet, atėhere rritet mundėsiadhe potenciali qė tė pėlqejmė dikė tjetėr. Kjo sepse ne si qenie njerzore, kemi nevojė gjatė gjithė kohės qė tė ndihemi tė dashuruar, pasi qė kėshtu marrim emocione tė fuqishme qė nuk ti ofron dicka tjetėr. Ajo qė dua tė them ėshtė se nuk po tė ndodhė dicka e jashtėzakonshme…

Duke pasė parasyshė faktin se ky pėlqim ka filluar para dy vitesh, dhe normalisht ėshtė rritur gradualisht, mund tė konsiderohet se tashmė jeni nė njė pikė ku duhet marrė njė vendim. Nėse mendoni se ndjenja juaj pėr personin tjetėr mund tė materializohet, pra tė filloni njė aferė, duhet tė keni parasyshė se sa shumė mund tė ju komplikoj jetėn tuaj njė gjė e tillė. Nuk po flas vetėm nė aspektin familjar, qė mund tė ju shkaktoj probleme me bashkėshortin tuaj, por mund tė ndikoj emocionalisht keq tek ju. Fakti qė ai ėshtė i martuar, mund tė shkaktoj ndjenja tė pakėndėshme tek ju dhe zakonisht ne afera ndjenja e xhelozisė ėshtė mė e lartė se sa nė lidhje normale.  Ju nuk keni thėnė qė doni tė filloni njė aferė, por  vetėm deshta tė shkruaj dicka rreth kėsaj, pasi qė shumė persona nuk i konsiderojne kėto gjėra kur i futen njė jete tė tillė.

Ju keni thėnė se dėshironi ta harroni dhe keni kėrkuar  ndonjė kėshillė nga ne. Nuk ka ndonjė formulė se si mund tė harrohet dikush, por provoni ta shmangni cdo lloj kontakti me tė fillimisht, dhe tė provoni tė gjeni ndonjė aktivitet apo hobi tė ri nė shtėpi apo nė punė (nėse punoni), pėrkushtohu sa mė shumė ndaj familjes dhė fėmijeve dhe gjej ndonjė project tė vogel pėr vete qė mund ta marr vėmendjen sado pak. E kuptoj se njė gjė e tillė nuk do tė jetė e lehtė se me siguri kontakti mė tė tė ofron emocion, mirėpo duhet tė marrėsh njė vendim sepse edhe ashtu ti s’po merr dicka mė shumė nga ky kontakt…

Uroj tė gjesh zgjidhjen mė tė mirė per ty.

Na shkruaj prapė nese e ndjen tė nevojshme sadopak!

Gjithė tė mirat
 
Vlerëso
ethetRE: dashuri apo?04.05.2013 16:56pershendetje nga D,, falemindeerit per mirkuptim,po ju shkruaj per her te dyt,e lexova sod at qe mkeni shkruar,por un un ne pytjen e par nuk ju kom treguar ne detaje,se aj x personi esht burri motres time por me erdh keq me cek ne at pytjen a par edhe pse nuk me njiheni,,,realiteti esht kshtu,kshtu qe problemi esht se nuk mundemme ju shmang takimeve se normal qe vin ata te ne edhe shkojm rrim,por a mundet me ndodh qe un jam dashuru ne at e aj ndoshta jo ashtu si po mendoj un me gjith se ka ndodh qe kemi shkruar njeri tjettrit ne mesen,, deri ne oret e mengjesit si mund ta vertetoj ket,se vshtir e kam me harru,por normal qe mashkulli e ben hapin a par,si ta siguroj qe aj esht dashuru ne mua dhe dua te mendoj mir emir dhe te vendosi se kshtu shum ma keq jam,se nqoft se kishim biseduar hapur me te ateher me duket se me leht e kam,ju falimnderit shum prej juve,besoni qe sjam asi vajze qe i ndrron frajerat me besoni,flm per mirkuptim
MPS. Lirie Lokaj - Ekspert i nukjevet RE: dashuri apo?29.05.2013 13:53Pershendetje,

Tė falenderoj qė ke shkruar prapė dhe ke treguar mė shumė pėr situatėn tėnde. E marr me mend sa e vėshtirė mund tė ketė qenė pėr juve, duke pasė parasyshė se sa e ndejshme ėshtė kjo qėshtje.

Fillimisht mė lejon i tė ju them se kjo situatė nuk mė krijon asnjė pėrshtypje negative pėr juve, gjėrat ndodhin jasht kontrollit tonė dhe ndjenjat janė e vetmja sferė e jetės qė nuk mund ta dirigjojmė mjaftueshėm. Megjithatė, mė bėr i pėrshtypje sa shumė jeni koncentruar nė dilemen nėse ai ju dashuron ose jo. Cfarė do tė ishte pėr juve nėse a i do tė ju shprehte dashurinė? Cfar do tė ishit nė gjendje tė bėnit pas kėsaj? A do tė kishit vendosur qė tė lini gjithqka dhe tė ikni diku bashkė me tė? Provo tė mendosh, pse ėshtė kaq  I rėndėsishėm fakt i nėse ai ju do ose jo, kur ju jeni tė dy tė martuar dhe logjikisht njė lidhje e tillė normlisht nuk duhet krijuar, aq mė pak kur ai ėshtė burri I motrės tėnde…

Ju keni thėnė se keni biseduar nė msn pėr orė tė tėra, a mund tė ju pyes se cilat kanė qenė bisedat? A ka lėnė ai tė nėnkuptoj se ndjen dicka ose nėse ėshtė tė gjendje tė bėj ndonjė veprim pėr ta materializuar kėtė ndjenjė?

Gjithashtu, mendo sa jeni ju e gatėshme tė vendosni ta harrosh kėtė histori. Ju thash mė lartė se ndjenjat nuk mund ti kontrollojmė, mirėpo mund t i kontrollojmė vendimet dhe sjelljet tona, tė cilat pas njė kohe mund ti ndikojnė edhe ndjenjat. Tė kisha sugjeruar fuqishėm qė ta mendosh shumė seriozishtė kėtė qeshtje, pasi qė ende ėshtė nėn kontrollė. Mendo pėr pasojat e tė gjitha veprimeve dhe zgjidhė atė qė ka pasoja mė tė vogla pėr ty dhe tė tjerėt…

Pres njė letėr tjetėr nga ju

Ju uroj gjithė tė mirat dhe shpresoj qė do ta gjesh sa mė shpejtė qetėsinė tėnde.
 
Vlerëso
ethetRE: dashuri apo?30.05.2013 13:07faliminderit,shum Lirie ju pergezoj per punen qe beni se ktu ne kosov po ska inteteres dikush edhe nuk te ndihmon ne asnje mynyr i kan humb njerzimi ndjenjat,e te ju shoh shum sene te mira faliminderoj shum per ket problem qe diskotoni me mua,po te pergjigjna un ksaj here,aj nuk me ka then direkt asnje her qe me pelqen apo diqka tjeter por kur kemi biseduar me te aj gjdo her tregon se esht ne gjendje ta bej gjithqka per mua dhe shum e shum komplimente edi dhe kur jami me te me duket se nuk sheh as nje n njeri tjeter aj,dhe ben gjithqka per tme ndihmuar kur kam pas nevoj,por asnje her nuk ka guxim qe tma shpreh at qka ndjen per me duket,jam shum ne situay te keqe,por kam menduar edhe sikur te baj nje ehap un para ti po tregohna e lig?se kam deshir ti jap fund ksaj pune,o te dal per nje dark dhe ta sqaroj ketpun nje her e per gjithmon,ose me rreziku nje her dhe mos me perserit me tjera her e te rri e qet,edi qe esht intelegjent nuk me ben probleme ne familje kurr,beso qe tan kohen rri ne ethe kur rri me te sdi as si me te tregu kam frig ,se kshtu mud te ndodh qe edhe me vrejn edhe te tjeret,faliminderit prej juve shum,
MPS. Lirie Lokaj - Ekspert i nukjevet RE: dashuri apo?31.05.2013 09:55Pėrshėndetje Drita,

Tė falenderoj qė na keni shkruar prapė. E kuptoj se kėtė qėshtje nuk mund ta bisedoni me njerzit tjerė, dhe tė falenderoj qė po e ndanė me mua.

E kuptoj se pozicioni juaj ėshtė mjaft i vėshtirė por ėshtė mirė tė ju jepni kahje gjėrave. Kur keni thėnė qė ju dėshironi ti jepni fund kėsaj pune, keni dhėnė dy opcione: ose tė dilni  nė darkė dhe tė sqaroni gjithqka, ose tė rrezikoni njė herė dhe kjo gjė tė mos pėrsėritet pastaj. Kur keni thėnė “te rrezikoni” cka keni menduar? A do tė thot se ju jeni e gatshme tė kaloni nė dicka fizike nėse ai deklaron se ju dashuron. Mos harro se shumė afera fillojnė me tė njėten ide- qė kjo gjė do tė ndodhė vetėm njėherė, por pastaj gjėrat komplikohen, personat involvohen fuqishėm emocionalisth, dhe si pėrfundim ėshtė shumė e vėshtirė qė tė pėrmbyllet historia. Nėse ju do tė keni kontakt fizik, eksiston mundėsia qė ndjenjat tė rritėn fuqishėm, dhe pastaj do tė jetė shumė e vėshtirė qė ta mbani situatėn nėn kontroll.

Cka po ju mundon mė shumė nė kėto moment, fakti qė nuk e keni ende tė qartė nėse ai ju do ose jo, apo dėshira e madhe pėr ta materializuar kėtė ndjenjė qė ke pėr tė?

Mė bėri pėrshtypje qė ju nuk e keni dhėnė opcionin qė tė hiqni dorė me kaq nga kjo histori dhe tė mos bėni asgjė nė kėtė drejtim, thjeshtė tė provoni ta harroni… A do tė ishtė shumė e vėshtirė kjo gjė pėr juve?

Mendo cilat janė gjėrat mė tė rėndėsihme pėr ty; familja, martesa, fėmijėt, karriera, dėshirat dhe impulse pėrsonale etj. Dhe provo tė mendosh qė veprimet e tua sa do tė shkaktonin dėme nė secilėn nga kėto sfera... Mendo se si do ti afektonte kjo gjė anėtarėt tjerė tė familes dhe cfar pasoja do tė sillte nė raportet tua mė njerzit qė i do…

Nėse mund tė jem e sinqetė me ty, nga kėndvėshtirmi im duket se zhgjidhja mė e pėrshtatėshme ėshtė qė ju tė provoni ta harroni kėtė ndjenjė, edhe pse ju kuptoj qė kjo mund tė jetė shumė e vėshtirė. Por, tė gjitha opcionet tjera po duket se mund tė pėrfundojnė shumė keq dhe me pasoja tė mėdha per ty dhe tė tjerėt. Por prapė, ju jeni njė grua e pjekur dhe duhet ta mendoni vet dhe tė vendosni vet…

Provo tė mos bėsh veprime impulsive dhe mendoje cdo gjė para se tė ndėrmarrėsh cdo hap. Mė shkruaj prapė pėr ckado qė ke nevojė.

Tė uroj gjithė tė mirat Drita,
Vlerëso
TrinaRE: dashuri apo?31.05.2013 14:01Tung Drita,

Mund te jem shume pak person kompetent per te tkthyer pergjigje ne lidhje me poziten qe jeni ju! Pa dashur aspak te ju fyej, por nuk eshte nje nga ato pozitat qe shoqeria jone has cdo dite, ndaj dhe nuk eshte se njerezimit i kane humbur ndjenjat, por thjesht nuk ballafaqohen me kete, per ate dhe egziston konfuziteti me pranu kete situate e shume here mundet me kalu ne fyerje..
Ne jete nuk jemi as meritor as fajtor per shume gjera qe ndonjhere devojojne nga rruga jone, por te vendosim te jetojm apo te largohemi nga ato gjera, per kete vertet ne jemi meritoret ose edhe fajtoret kryesor!
Pamarr parasysh poziten, mardhenjet dhe gjithcka tjeter, familja e ngusht mbetet gjithnje me e aferta ne cdo gje. Familja eshte shtylla e pare ku ne mbeshtetemi ne raste te renjes emocionale, probleme te shumta qe mund te kemi, nena, motra jane si pjese e shpirtit! Por hic mos me kalu te kjo, ju personalisht jeni shembulli i pare, modeli i pare qe femijet e tu do marrin ne nismen e formimit te tyre, ndaj sigurohuni te jeni nje model shembull per te mire! E kuptoj kete qasjen individuale tende(per te bere gjerat vetem nga kendi juaj, te marresh vendime per vete), dhe te tjeret disi nuk te interesojn, nje egoizem super i shprehur, por kur jemi te egoizmi duhet kesh parasysh se je nje nene me pergjegjesi ndaj dhe ndjenja egoiste duhet zbehur pakez, nese jo per vete, mendo per femijet e tu, si do perjetojn ata kete sjelljen tende, mendo per burrin tend, prinderit e tu...(e them kete, sepse nuk eshte pozita juaj nga ato pozitat qe shoqeria Kosovare(familjet tona) ndeshet gjithnje, ndaj dhe nuk eshte per tu habitur nese do gjykoheshe per mendime negative mbi sjellet e tuaja).... fundja kjo eshte jeta juaj, dhe askush nuk guxon te t'thot beje kete as beje ate, se pasojat prap do i mbartesh ti mbi vete, sado qe ne tentojme per veprimet tona te tjerrim nivelin e marrjes se pergjegjesi ne momentin kur dhe dikush tjeter eshte i informuar per gjendjen e caktuar tonen..... perseri jemi ne ata qe i bartim ndjenjat, dhe jemi ne ata qe jetojm me pasojat!

Nje qje merre parasysh, mendoje se a ja vlen me prish familjen tane, familjen e motres, te prinderve tu, dhe te prinderve te familjes se burrit tend dhe burrit te motres, jane ca norma mbi te cilat shoqeria egziston, dhe me vetem nje levizje nuk shuhen aq leht, fundja shoqeria jone e tille eshte rritur dhe nuk nderrohet brenda nates.......... e vertet se ne jemi njerez dhe gabimet per ne jane, por te kesh parasysh se egziston dhe ana tjeter e monedhes, gjerat jane ashtu aq sa ne lejojm te jene!

por e them prap...........nese ja vlen barra qiran atehere vazhdoje..................

Uroj te kalosh kete gjendje,
shpresoj me te miren per ju !
RinesakRE: dashuri apo?01.06.2013 03:06Pershendetje drita...e lexova problemin tend dhe pergjigjet e ekspertes dhe te tjerve...ishin thene te gjitha por nje gje dua ta them une..ta marresh burrin e motres eshte nder gjerat me te kqija qe mund te beje nje njeri..per arsye se pr shkatrron familjen e motres femijet e motres familjen tende dhe femijet e tu e pastaj edhe familje e burrave ne kete rast po i shkatrron 5 familje me vendimin ta marresh burrin e motres..sinqerisht meqe spaska ende asgje konkrete mundohu ta asgjesojsh kete ndjenje dhe vazhdo jeten perpara sado e veshtire te jete per ty..me vjen keq nese jam shpreh ashper ama e qita n veti me marr burrin e motres ooo zot po me kan yll i botes e me dit qe kurr s isha martu nuk e kisha bo kta..shum tmerr ish kon..ju pershendes edhe nje her kerkoj falje nese jeni fyer apo ofenduar nga menyra ime e te shkruarit ama truni jem se pranon kete gje me ja marr burrin motres...tung tung
ethetRE: dashuri apo?06.06.2013 16:01ju falimnderit te gjitheve,qe jeni munduar dhe me keni kuptuar .ska asnje te keqe as fyerje por kto jan keshilla pe r mua,un mund ti pranoj ose jo kto mendimet e juaja,si te mira apo te demshme per mua,por un mendoj se ti kish ndodh naj shoqes time kjo si mka ndodh mua isha pergjigjur si ju,por besoni nuk e kem pregadit ket qe tme ndodh mua por krejt pa pritmas jam fut ne ket loj,ju kuptoj shum mirdhe jam mirnjohese per gjith ata qe jan mundu me dhen nje mendim ne favor timin ose te ma lehtesojn ne nje mynyr se kam shum stress,por un minimumiu qe mund te bej esht qe te bisedoj me at dhe te mundohem ti tregoj edhe ati se ekem gabim mund te ket pasoja te renda edhe pse kam menduar qe te dal ne dark disi me te dhe te mbetet mes neshve dhe mi dhen fund por tash kur i lexova kto qka keni shkruar ju edhe ajo me duket shum e rend,kshtu qe tash dua te rri ne heshtje dhe te medohem mir e mir dhe te vendos,por qe keni mundsi dhe sjeni lodhur nga un mund te shkruani perseri,ju faliminderit dhe ju uroj t,gjitha te mirat ne jet,

Të nderuar përdorues të ueb faqes nukjevet.net, e kemi kënaqesinë të ju informojmë se do të ofrojmë edhe mundësinë e komenteve shtesë të cilat mund ti dergoni, por në raste të perdorimit të gjuhës fyese apo fjalëve banale, komenti juaj do të fshihet menjëherë.

*Komentet në fjalë paraqesin mendimet dhe qëndimet e personave përkatës e asesi të ueb faqes.

Kujdes! Këtu mundeni vetëm të komentoni mbi pyetjen e parë të parashtruar. Për pyetjen tuaj, ju lutemi drejtohuni te "Pyetje e re"

Ky forum moderohet nga administratori. Komenti juaj do të ruhet deri sa të miratohet dhe të publikohet nga administratori.