AmbraKonflikti i adoleshenteve me familjen14.03.2013 13:23pse ekzistojn kaq shume mosmarrveshje mes prinderve dhe adoleshenteve?
gjithashtu mes adoleshnteve dhe motrave/vellezerve te tyre
Ma. Sc. Valdet Plakolli - Ekspert i nukjevet RE: Konflikti i adoleshenteve me familjen28.03.2013 10:58Pėrshėndetje  Ambra,

Unė tė falenderoj qė na keni shkruar. Pyetja juaj ėshtė mjaft e qėlluar, por edhe shumė e pėrgjithshme. Prandaj unė po paraqes mė poshtė disa nga karakteristikat kryesore tė moshės sė adoleshencės dhe shpresoj se ju vetė do tė gjeni pėrgjigjen nė pyetjen tuaj!

Adoleshenca ėshtė periudhė e jetės, e cila pėrfshin vitet ndėrmjet fėmijėrisė dhe moshės sė rritur. Fillon rreth moshės 11-13 dhe zgjat deri nė moshėn 18-20 vjeēare. Gjatė kėsaj faze ndodhin  ndryshime rrėnjėsore si: nė  rritjen biologjike, zhvillimin mendor, sjelljen, komunikimin etj. Nė pikėpamje psikike pėrfshin njėkohėsisht ndarje, shkėputje, shoqėri tė reja zhvillim  tė vrullshėm, pra njė sėrė kthesash tė mėdha. Pėrvojat emocionale dhe ndryshimet trupore qojnė adoleshentin drejt vendosjes sė raporteve tė reja me botėn e veten. Tranzicion prej varėsisė te pavarėsia dhe pėrfundon kur individi arrin statusin e te rriturit. Ėshtė e lidhur ngushtė me fillimin e vrullshėm tė pubertetit ose maturimin e organeve seksuale dhe tė riprodhimit. Disa e quajnė si njė kohė e “turbullimit dhe stresit “.

Pothuajse secili nė shoqėrinė tonė gjatė periudhės sė adoleshencės ndesh nė disa probleme qė kanė lidhje me seksin, vetėdijen, kontrollet prindėrore, kodet morale, konformizmin ndaj normave sociale etj.

Identiteti-(organizimi i brendshėm i motiveve , aftėsive dhe besimeve tė njė individi)-Ėshtė qėllimi themelor nė adoleshencė.  Kriza dhe pėrkushtimi janė tė rėndėsishėm nė formimin e identitetit. Gjatė krizės- individi merr parasysh alternativat. Gjatė pėrkushtimit-vendos tė bėjė diēka tė veēant.

Adoleshentėt janė nė njė periudhė kalimi nga fėmijėria nė moshė tė rritur. Ata janė tė pjekur seksualisht por u kėrkohet tė jenė tė tėrhequr nga eksperienca seksuale. Janė tė aftė tė mendojnė mirė por nuk u  lejohet tė marrin vendime tė rėndėsishme qė lidhen me familjet  dhe profesionet e ardhme. Kur adoleshentėt e formojnė identitetin pėrpiqen shumė tė fitojnė mė tepėr pavarėsi.

Familja-marrdhėniet

Adoleshentėt deri dje fėmijė ishin tė bindur ndaj urdhrave tė prindėrve tė tyre fillojnė tė mendojnė mė ndryshe , ata fillojnė tė ndiejnė veten tė rritur dhe  autoriteti prindėror fillon tė zbehet . Ata mė shpesh vet i caktojnė rregullat e sjelljes dhe tė komunikimit por duke mos dalė nga “kornizat” e caktuara nga prindėrit e tyre, nė njėfarė mėnyre ata provojnė tė pavarėsohen por njėkohėsisht tė mbesin tė lidhur pėr prindėrit e tyre. Nė anėn tjetėr prindėrit ngurrojnė e shpesh edhe i frikėsohen kėtyre  kėrkesave, i frikėsohen mos  kontrollit,  qė deri tani ushtronin mbi vajzėn apo djalin e tyre.  Ndodhė qė nė kėto situata tė lindin tensione dhe mosmarrėveshje, sa qė raportet tė dobėsohen bile  edhe tė prishen. Kjo zakonisht ndodhė kur prindėrit  kėmbėngulin tė ruajnė me adoleshentin tė njėjtin raport sikur nė moshėn e fėmijėrisė. Zakonisht mosmarrėveshjet nė mes prindėrve dhe adoleshentėve janė: mėnyra e tė veshurit, mėnyra e kalimit tė kohės sė lirė, orari i kthimit nė shtėpi, ndihma nė punėt e shtėpisė, pėrdorimi i tė hollave,   raportet sentimentale tė fėmijėve etj.

Shpresoj se keni marrė pėrgjigje nė pyetjen tuaj, pėr ēdo gjė qė ju intereson mė hollėsisht na shkruani mos hezitoni. Ju mirėpresim!
                                   
Sinqerisht,
Valdet Plakolli-psikolog
Vlerëso

Të nderuar përdorues të ueb faqes nukjevet.net, e kemi kënaqesinë të ju informojmë se do të ofrojmë edhe mundësinë e komenteve shtesë të cilat mund ti dergoni, por në raste të perdorimit të gjuhës fyese apo fjalëve banale, komenti juaj do të fshihet menjëherë.

*Komentet në fjalë paraqesin mendimet dhe qëndimet e personave përkatës e asesi të ueb faqes.

Kujdes! Këtu mundeni vetëm të komentoni mbi pyetjen e parë të parashtruar. Për pyetjen tuaj, ju lutemi drejtohuni te "Pyetje e re"

Ky forum moderohet nga administratori. Komenti juaj do të ruhet deri sa të miratohet dhe të publikohet nga administratori.