anitasi te dobesohem24.01.2013 14:31Mua me shqeteson trupi im jam e shendoshe 80 kg dhe jam 17 vjeqe jam eshendoshe dhe shpesh njerezit sme perkrahin apo sme afrohen dhe nganjeher me ofendojne . ju lutem a keni ndonje keshill per te me ndihmuar se qka duhet te bej. se disa me thon te mebaj diet ose te pi ndonje bari per dopsim por kom marr informaciione se kan edhe efekte anesore.ju lutem me ndihmoni .......
RE: si te dobesohem27.01.2013 00:01si me duhet ti ja bej sipas juve me tregonii ........
Msc. Dhurata Nixha - Ekspert i nukjevet RE: si te dobesohem29.01.2013 14:11Pėrshėndetje e dashura Anita,

Tė faliminderit shumė pėr letrėn e shkruar dhe kontaktimin e shėrbimit tonė. Mund ta kuptoj plotėsisht shqetėsimin tėnd dhe situatėn nė tė cilėn ti ndodhesh. Fatėkeqėsisht njerėzit e ditėve tona kanė tendenca qė ti masin vlerat e njė personi bazuar nė imazhin e tij tė jashtėm. Gjė qė mund tė jetė gambim por zakonsiht natyra e njeriut ėshtė e ndėrtuar nė kėtė mėnyrė ku pėrshtypja e parė zakonsiht fitohet bazuar nė dukejn e tij tė jashtme dhe kjo pėrshtypje shpesh din tė zgjas dhe ti rezistoj kohės. Une e kam plotėsisht tė qartė qė kėto reagime tė njerėzve tė bėjnė tė ndihesh e padisponuar dhe e pa vlefshme nė njė mėnyrė mirėpo duhet  tė jesh plotėsisht e bindur qė kėto ndjenja nė kėtė situatė janė mė se normale edhe pse jo tė duhura. Megjithatė ti duhet tė kesh besimin se je ti ajo qė e posedon trupin tėnd dhe jo ajo ty, pra ėshtė trupi yt nė ty dhe jo ti nė trupin tėnd. Ajo cfarė dua tė them ėshtė se ti je ajo qė e posedon trupin tėnd dhe ėshtė me rėndėsi ajo si ti e sheh veten. Si pasojė ėshtė mė se normale edhe dėshira jote pėr tė bėre dicka nė kėtė drejtim. Edhe nė qoftėse vendos qė tė i hysh njė trajtimi tė tillė tė problemit qė e ke me peshėn tė lutem mos e bė kėtė pa e marrė mendimin e njė eksperti tė kėsaj fushe/dieticienti, sepse me tė vėrtet dieta e gabuar mund tė tė sjellė edhe problem shumė mė tė mėdha dhe serioze mė vete. Njashtu pėrvec kėsaj mos harro ta koncentrosh fokusin tėnd nė vlerat e tuaja personale dhe nė zhvillimin dhe rritjen e tyre. Pa dyshim qė ti duhet tė kesh shumė gjėra nė tė cilat ke aftėsi tė shkėlqyer pėr ti bėrė dhe kėnaqesh me to. Mundohu tė investosh nė to nė mėnyrė qė njerėzit tė e njohin Anitėn mė tepėr me kėto vlera dhe karakteristika sesa vetėm me  atė se si duket Anita. Pa dyshim qė nesėr cdo i mencur do i cmojė dhe do i respektoj kėto vlera nė vend tė fokusimit nė atė se a ėshtė Anita mbi peshė apo nėn peshė. Kjo besoj qė ėshtė shumė mė e rėndėsishme pėr ty, megjithatė nuk e mohojnė asnjė mėnyrė nevojėn tėnde dhe dėshirėn pėr tu marr edhe me problemin drejtėpėrdrejtė. Megjithatė mundohu qė ti balancosh kėto dyja. Pėr mė tepėr mund tė fillosh tė meresh edhe me ndonjė aktivitet sportive si ecja mė e gjatė dhe mė intensive apo edhe ndonjė sport tjetėr e cial pėrvec se do tė ndihmoj nė uljen e peshės dhe formimin mė tė mirė fizik do tė bėjė tė ndihesh mė e relaksuar dhe mė me vetėbesim duke tė ndėrtuar njė balance midis gjendjes tėnde mentale dhe fizike. Dhe sė fundmi mos harro qė personi me tė cilin kalon mė sė shumti kohėn je vetė ti, prandaj sė pari provo tė ndiehsh mirė me veten duke kontribuar dhe e ndėrtuar veten dhe pastaj rrjedhimisht kėnaqėsia jote e brendshme do i reflektoj edhe njerėzve pėrreth teje.

Do tė doja tė ndėgjoja pėrsėri nga ti lidhur me mendimet e tuaja rreth kėtyre qė tė shėnova e edhe rreth asaj se si po ndihesh nė vazhdimėsi gjatė kėtij rrugėtimi drjet suksesit nė kėtė proces. Njashtu mos hezito tė na kontaktosh pėrsėri nė qoftėse ke nevojė pėr ndonjė pyetje shtesė pėr kėtė cėshtje apo edhe ndonjė cėshtje tjetėr.

Kujdesu pėr veten,

Pėrzemėrshit,

Dhurata Nixha – Eksperte e Nuk Je Vete
 
Vlerëso
KlarisaRE: si te dobesohem03.04.2014 06:31Kam mjaft probleme me pesh sikurse anita me nevoitet nje keshill se si te humb pesh kam bere palester,kam dal te vrapoj.kam perdorur qajra te ndryshme dijetale por sme kan ndihmuar ke ndonj ide ti se si te humbas kg..
Fjolla RE: si te dobesohem25.04.2014 11:13jam 12 vjeqe dhe jam e shenosh kam pesh 55 kg ju kisha lutur qe te me ndihmoni me ndonje diet te thjesht sepse un jam femij.
MilaaRE: si te dobesohem15.06.2014 08:47Pershendetje; Jam 21 vjeqare, jam e gjate 1e 63 dhe peshoj 63kg .. Sa duhet te jet pesha ime e duhur ne ket mosh dhe ne ket gjatsi qe kan? Pres pergjigje .. Faleminderit per mirkuptim :)

Të nderuar përdorues të ueb faqes nukjevet.net, e kemi kënaqesinë të ju informojmë se do të ofrojmë edhe mundësinë e komenteve shtesë të cilat mund ti dergoni, por në raste të perdorimit të gjuhës fyese apo fjalëve banale, komenti juaj do të fshihet menjëherë.

*Komentet në fjalë paraqesin mendimet dhe qëndimet e personave përkatës e asesi të ueb faqes.

Kujdes! Këtu mundeni vetëm të komentoni mbi pyetjen e parë të parashtruar. Për pyetjen tuaj, ju lutemi drejtohuni te "Pyetje e re"

Ky forum moderohet nga administratori. Komenti juaj do të ruhet deri sa të miratohet dhe të publikohet nga administratori.