........Frika15.01.2013 21:08Pershendetje Web faqja juaj kam lexu te gjitha pytjet kam njeh pytje Une jam 21 vjeqare jam e fejuar I fejuari im jeton jasht shtetit kan qen pushim une shum e du aj esht shum i kuptushem me mua sillet shum mir po fakti esht se kur dojm me ba mardhenje une kam shum frik se lejoj aj mka then nese je e gatshem e kryjem edhe sa jemi te fejuar po un kam frik se di pse gjith saher tenton une se lejoj kam frik shum kur kam qen 11 vjet kam pas ni shkyrje ne vagin si kam treguar tash skam besim ne vete mendoj qe sjam e virgjer ju lutem me ndimoni ..????
M. Sc. Elisa Berdica - Ekspert i nukjevet RE: Frika24.01.2013 16:19E dashur e kuptoj shume mire situaten ne te cilen ndodhesh.

Sa kohe ke qe je e fejuar? Keni kaluar ndonje periudhe kohe sebashku para fejese?

Nga ajo qe pershkruan ti i fejuari yt eshte shume i kuptueshem. Nese ti i tregon qe ke pasur kete aksident kur ke qene e vogel, me siguri do ta kuptoj dhe do te te ndihmoje qe ta kalosh friken dhe ankthin e heres se pare. Me siguri edhe familja jote e di keshtuqe ai nuk do te mendoje se po e genjen apo dicka te tille. Mundohu te jesh e sinqerte me te, pasi heret a vone do ta marre vesh, keshtuqe me mire t’ia thuash. Tregoji qe kjo gje te shqeteson, prandaj ke patur frike deri tani. Tregoji qe ke deshire te jesh me te e te kalosh momente me intime, por qe frika nga kjo ndodhi ne te kaluaren tende te ka terhequr.

Nuk e di pse mund ta kesh pesuar te shkyerje ne vagine dhe cfare pasojash mund te kesh pasur. Ndoshta mjeku yt mund te te ndihmoje te kuptosh me mire, por nese nuk ke pasur asnjehere marredhenie seksuale, nuk duhet te shqetesohesh per virgjerine tende. Nese kjo te shqeteson vertete, atehere shko konsultohu me gjinekologun dhe bej nje kontroll te pergjithshem!

Je e mirepritur te na shkruash serish, shpresoj me lajme te bukura 

Gjithe te mirat,
Elisa
 
Vlerëso
FrikaRE: Frika24.01.2013 17:08Faleminderit shum per perkrahjen tende jeni shum e kuptushme Jam mirnjose per Fjalim Tend Jo une si kam treguar askujt Kam frik shum nese din familja ime me vrasin I fejuari im ka then une kam ardh me gjet femer te virgjer qe krijon familje me mua e sjam ardh me gjet rrugav une kam frik mi dergu kam pas mardhenje 11 vjet pa dashjen time Nuk di qka me ba jam ra ne hall ndoshta sasht prish virgjeniteti im 11 vjeqare se kam pas ciklin mestrual tash kam 21 vjet po kam
mustracjonet me rregull shum kam frik Oo zot me ndimoo Gjdo dit i lutna Zotit Ju faleminderit pres tma ktheni pergjigjen ktu
M. Sc. Elisa Berdica - Ekspert i nukjevet RE: Frika25.01.2013 13:26E nderuar faleminderit per pergjigjen tende.

Tani e kuptoj me mire situaten, pasi te pyetja e pare nuk ishte shume e qarte.

Nga ajo qe kuptoj, kur ke qene 11 vjece ke pasur marredhenie pa deshiren tende. Nuk e di nese ke deshire te flasesh me shume per kete ngjarje? Cfare ka ndodhur saktesisht? E mban mend nese ke pesuar penetrim apo ka qene vetem ngacmim i jashtem. Jam sinqerisht e prekur nga kjo ndodhi dhe duke e ditur mentalitetin shqiptar e kuptoj pse nuk i ke treguar askujt, por ndoshta po te kishe folur me dike do te ishte ndjere me e lehtesuar. Te kalosh nje ngjarje te tille vetem nuk eshte e lehte.

Duke u kthyer te marredhenia me te fejuarin tend, e kuptoj qe ai do nje femer serioze qe te kete nje lidhje te qendrueshme dhe te krijoje familje. Ti e njeh veten tende me mire se kushdo tjeter, dhe rasti yt eshte prove qe virgjeria nuk eshte tregues i ndershmerise, ashtu si akoma sot shume shqiptare e mendojne. Ti je paster dhe e ndergjegjshme qe nuk ke pasur marredhenie seksuale. Nuk e di saktesisht se cfare mund te kete ndodhur kur ke qene 11 vjece dhe nese kjo ka ndikuar te virgjeria jote. Ndoshta menyra me e mire per ta marre vesh eshte qe te besh nje vizite gjinekologjike te pergjithshme. Zakonisht kjo keshillohet te behet para se te fillosh marredheniet seksuale, ne menyre qe te konfirmohet qe trupi yt eshte gati. Kur te takosh gjinekologen mund t\'i shpjegosh situaten tende dhe t\'i kerkosh te te konfirmoje nese je e virgjer apo jo, meqe kjo gje po te shqeteson.

Pastaj ne varesi te rezultatit, eshte ne doren tende nese mendon se eshte mire te flasesh me te fejuarin apo jo. Ti ndoshta e njeh me mire ate dhe e di se si mund te reagoje.
 
Gjithashtu duhet te dish qe kur nje femer nuk ka kryer marredhenie te mirefillta seksuale, dallohet jo vetem nga gjakderdhja, por edhe ne veshtiresine e penetrimit, dhe shkencerisht dihet qe jo te gjithe femrat kane gjakderdhje ne heren e tyre te pare, keshtuqe dinamikat jane gjithmone te ndryshme dhe ti duhet te jesh e qete sepse besoj qe ne cdo rast i fejuari yt do te kuptoje.

Merri gjerat me qetesi. Shko tako gjinekologen, merr rezultatin e vizites, peshoji gjerat dhe hapu deri ne njefare pike me te fejuarin tend. Jam e sigurt qe cdo gje do te shkoje me se miri!

Te lutem te na shkruash serish e te na tregosh si shkojne gjerat.

Te uroj sukses,
Elisa
Vlerëso
FrikaRE: Frika26.01.2013 17:05Faleminderit Shum shum Qe po me ndimoni sa do pak Jo un do ta baj ne vete zdo ti tregoj askujt po kam pas ni mardhenje 1 her po se di sa me kuptoni jam kan te gjinekologi aj mka shiku me ultraze ndoshta me ultraze nuk kuptohet se a jam e virgjer a jo mua me vjen turp edhe gjinekoligit mej tregu i fejuari im kur mka pyt nese sum del qysh kam pas qef une gjithmon zdo te jesh e imja familja et fejuarit me dojn shumm me shikojn qe jam e urt une sjam nshku ne shkoll vetem klasen e 9 jam qik e shpijes per ate edhe mkan feju me deshir normal po kam shummmmm frik se ndoshta sjam e virgjer spo di qysh me spjegu ndoshta virgjeria nuk prishet 11 vjeqare ende pa u formu organet spo di spo di kam frik shum ..? 😥😟
M. Sc. Elisa Berdica - Ekspert i nukjevet RE: Frika04.02.2013 11:14E dashur,

fakti qe ti ke pasur nje marredhenie kur ke qene 11 vjece nuk do te thote qe ke humbur virgjerine sepse varet si ka qene kjo marredhenie.

Ndoshta nuk ke pasur penetrim…une nuk e di me saktesi se cfare ka ndodhur. Pra cdo gje varet sa e zhvilluar ke qene ne ate moshe. Jam e sigurt qe me gjinekologen mund te bisedosh pa problem.

Ato ruajne konfidencialitetin dhe nuk i tregojne askujt. Thjesht shko bej nje vizite dhe pyete qe je kurioze nese je e virgjer ose jo, meqe nuk je e sigurt per kete. Nga ana tjeter, eshte ne doren tende nese do t’i tregosh te fejuarit ose jo. Jo te gjithe vajzat kane gjakderdhje ne marredheniet e tyre te para, gjithsesi dhimbja dhe veshtiresia ne penetrim eshte tregues i virgjerise dhe jam e sigurt qe ai do ta kuptoje kete gje.

 Ti dukesh shume njeri i mire dhe shqetesohesh se mos e humbasesh te fejuarin..kjo tregon per ndjenjat e pastra qe ke ndaj tij. Mundohu te rrish e qete dhe te mos stresohesh sepse frika dhe ankthi bejne cdo gje me te veshtire.


Te uroj cdo te mire!
 
Vlerëso
FrikaRE: Frika04.02.2013 22:56Po une kam frik edhe turp shum Se di Amundem me kontaktu me Ty E-mail adres ose dikun nese ste pengon diqka ju kisha tregu krejt Sepse kam nevoj shum per ndim Une kam Besim tek Ju Kur nuk me ka shku mendja qe dot bej diqka keq vetem i lutna zotit mir me shku Gjith jeta ime Dot dorzona tek i fejuari im kshtu qysh jam ndonjeher kam besim ne vete ndonjeher jooo pres pergjigjen Tuaj Nese sju Kam lodhur me shpjegim tim deri me tani Ju pershendes
M. Sc. Elisa Berdica - Ekspert i nukjevet RE: Frika11.02.2013 15:07E dashur nese ke nevoje te shpjegosh me shume gjera, te lutem t’i shkruash stafit ne e-mailin info@nukjevet.net dhe ato mund te ma dergojne mua e pastaj te ta kthejne ty pergjigjen ne privat, ne adrese emaili. Shpresoj qe kjo te jete e mundur.

Gjithsesi nese vertete ke nevoje per keshillim me nje psikolog, ndoshta te ndihmon me shume po te gjesh nje te tille qe ofron seanca te verteta, dhe jo vetem online. Shikoje si mundesi. Informohu se ku e ke qendren shendetesore me te afert dhe ndoshta gjen ndonje psikolog aty.

Ju nuk na lodhni asnjehere me pyetjet tuaja dhe jemi mese te lumtur qe te pergjigjemi!

Gjithe te mirat.
 
Vlerëso
frikaRE: Frika22.02.2013 20:00Faleminderit shum Po une jav kam
spjegu sa do pak spo di ma qka me than Vetem kam Frik Shum Friken qe e kam
mbrenda Po mundon shum Po mendoj veq keqq Shum kam mendime ne koke Mendoj qe dit shkatrrohet Lumturija imee Ju lutem me ndimoni Zdua ta humbas te fejuarin tim Martesa ime po Afrohet se di qka dot Ndodh Oo Zot
aldaRE: Frika26.07.2013 15:12Jam nje vajz 19 wjeqare kam besuar ndoshta kam qen ne kohen me te keqe kam filluar te kaloj me nje djal po ashtu aj i njejtes mosh dhe kemi kaluar me wite un i kam besuar plotsisht ne moshen kur isha 18 wjeqare aj me tha se eshte lodhur duke shkuar ne vende te pa rahatshme edhe te pa sigurta kam shkuar te shpia ti gjat kohes ai ishte wetem ne shtepi dhe pa deshiren time filloj te bej edhe un skisha qysh te reagoj ne twertet jo qe nuk dojsha po kisha frik mos po ndodh diqa mos po humb virgjeniteti edhe me ket frik pastaj aj beri deri sa ti erdh koha qe te kryhet te derdhet ndoshta po shprehna pak keq ama po mundohna me kan ma e qart un isha duke i pritur te me wij cikli mensrual sepse mua zakonisht me mundojn shum koh para se me ardh kur na ndodhi ishte 10 dit para se me ardh ato pasi jam ardh ne shtepi un kam pasur pasi e kam ber urinen me ka dal pak gjak po nuk di a osht koh e qregullimi a eshte humbur a spo lutem me ndihmoni nashta jam e qart :
jetaRE: Frika26.07.2013 18:22une jam nje vajz 16 vjece jam shum e shqetsuar kur i pata mesruacionet shum mu kruajke pereth vagines dhe me djeke nga pak dhe pas mesruacioneve vagina me rin e hapur ju lutem nje pergjigje shum jam e brengosur se a ekam humbur virgjiritetin.
jetaRE: Frika26.07.2013 18:23ju lutem sa me shpejt ti ktheni pergjigjet ju lutem

Të nderuar përdorues të ueb faqes nukjevet.net, e kemi kënaqesinë të ju informojmë se do të ofrojmë edhe mundësinë e komenteve shtesë të cilat mund ti dergoni, por në raste të perdorimit të gjuhës fyese apo fjalëve banale, komenti juaj do të fshihet menjëherë.

*Komentet në fjalë paraqesin mendimet dhe qëndimet e personave përkatës e asesi të ueb faqes.

Kujdes! Këtu mundeni vetëm të komentoni mbi pyetjen e parë të parashtruar. Për pyetjen tuaj, ju lutemi drejtohuni te "Pyetje e re"

Ky forum moderohet nga administratori. Komenti juaj do të ruhet deri sa të miratohet dhe të publikohet nga administratori.