DeaFrika17.08.2012 22:56Pershendetje!Jam nje vajze 16 vjeqare dhe qe nje kohe te gjate ne mendjen time sillen shume pyetje qe smund ta gjej pergjigjen per to.Kam frike nga fryma ,shiu ,bubullimat si dhe frika se kijameti do te ndodh se shpejti.Me te vertete nuk mund te kenaqem pasi kam kete hall kaq te madh,po ashtu edhe prinderit e mi shqetsohen per mua dhe me flasin mjaft rreth ksaj teme e gjithashtu edhe shoqeria.Mirepo asnjera nga keto nuk me ndihmon sepse frika ime nuk largohet.Cfare mund te bej qe te kaloj kete gjendje shqetesuese?
Phd. Can. Naim Telaku - Ekspert i nukjevet RE: Frika24.08.2012 17:05Dea, ke bere mire qe ke vendosur te na shkruash. Bene shume mire qe flet me prindrit tu per kete hall tendin. Vazhdo te flasesh. Mund t’u kerkosh prinderve qe te dergojne tek psikologu dhe te kerkosh ndihme. Sa ne perket neve, qe ne te mund te ndihmojme, na duhet te dijme me shume per gjendjen tende. Do beje mire te na tregoje se kur ka filluar te shfaqet ky shqetesim te ti? A ka ndodhur dicka e jashtezakonshme (te kesh perjetuar e vetme mot shume te keq, me shume bubullima e vetetima)? Cka mendon ti, prej nga vijne dhe pse vijne bubullimat dhe fenomenet tjera natyrore? A mendon se ka baze religjioze frika jote? A te ka ndodhur ndonjehere te besh ndonje faj shume te madh, per te cilin je penduar por akoma ndjehesh fajtore? Cilat jane pyetjet qe te mundojne zakonisht? Te lus te na pergjigjesh ne keto pyetje, pastaj ne do te kemi me shume mundesi per te ndihmuar. Ajo qe mund te besh tashti eshte qe ta ekspozosh veten indirekt ndaj ketyre fenomeneve nga te cilat ke frike. Provo te gjesh zera ne internet te shiut, frymes, bubullimave dhe t’i degjoash ato, ne menyre qe te adaptohesh me to dalengadale. Provo te gjesh dhe te shikosh video me keto permbajtje. Provo te fshehesh sa me pak kur keto fenomene ndodhin. Nese te duhet te jesh me dike kur ndodhin keto fenomene natyrore, provo qe te largohesh gradualisht nga ai person. Vlerëso
DeaRE: Frika24.08.2012 23:19Ju faleminderit shume!Une do te mundohem te pergjigjem ne keto pyetje .Qe kur kam qene e vogel jam frikesuar nga keto fenomene natyrore.Si zgjidhje te ketij problemi gjithemone e kam zgjedhur te flej me prinderit ,te jem afer tyre.Prinderit mendonin se kjo frike do te kalonte gradualisht ne kalim me kohen,mirepo edhe ne ditet e sotme kur une jam 16 vjec ne rastet kur ka bubullima dhe bie shi etj, une flej me prinderit.Diqka e jashtezakonshme nuk eshte se ka ndodhur ,te pakten per te tjeret nuk eshte ndonje gje e madhe,mirepo per mua ishte mjaft veshtire.Kam qene ne shtepi vetem me motren time qe eshte 14 vjecare dhe moti eshte perkeqesuar.Nuk e mbaj mend te jem frikesuar me shume se at\'here.Nena ime u detyrua qe te leje ne gjysme punen dhe te vij ne shtepi per te ma larguar friken.Bubullimat,ererat e forta,shiu etj. vijne nga Zoti.Sa i perket pyetjes se a kam bere ndonjehere ndonje faj shume te madh per te cilin jam penduar por akoma vazhdoj te ndjehem fajtore,pergjigja eshte jo.Une vazhdimisht e pyes veten Pse ndodhin keto fenomene kaq te frikshme,pse duhet te jem une nje nga njerezit qe frikohen nga ato,pse nuk mund te me bind askush qe nuk do te shkaterrohet bota kete vit!Shpresoj qe ta keni me te qarte tani gjendjen time ,pas pergjigjes se ketyre pyetjeve! Desha edhe te shtoja se gjate kohes kur une ka frike trupi im dridhet shume,dhe kembet e mia nuk i ndjej ,flas duke mu dridhur buza.Ju lutem te me ndihmoni ose udhezoni se qfare te beje per te larguar kete frike!
aulonapopova@live.comRE: Frika22.01.2013 13:29un jam shum e frikesuar

Të nderuar përdorues të ueb faqes nukjevet.net, e kemi kënaqesinë të ju informojmë se do të ofrojmë edhe mundësinë e komenteve shtesë të cilat mund ti dergoni, por në raste të perdorimit të gjuhës fyese apo fjalëve banale, komenti juaj do të fshihet menjëherë.

*Komentet në fjalë paraqesin mendimet dhe qëndimet e personave përkatës e asesi të ueb faqes.

Kujdes! Këtu mundeni vetëm të komentoni mbi pyetjen e parë të parashtruar. Për pyetjen tuaj, ju lutemi drejtohuni te "Pyetje e re"

Ky forum moderohet nga administratori. Komenti juaj do të ruhet deri sa të miratohet dhe të publikohet nga administratori.