zeshkanjafati11.07.2011 11:04jam me nje djal bashk qe tre vite nuk e di qfar po ndodh shum shpejt behem nervoz ne te dhe smund ta duroj kemi kaluar ne per shum gjera....madje as familja e ti nuk me kan dashur ne fillim a e kam fat apo jo
Adelina Nura - Ekspert i nukjevet RE: fati15.07.2011 10:18Pėrshėndetje ! Paraprakisht ju falenderoj qė na keni shkruar! Nga ajo cka keni shkruar po mund tė kuptoj qė ju po ndiheni sikur jeni mėrzitur me situatėn nė tė cilen jeni duke pėrfshirė edhe raportin me djalin me tė cilin jeni bashkė qė 3 vite.Do tė doja tė dija mė shumė pėr raportet tuaja si ciftė (si kaloni)? Si e shihni lidhjen tuaj nė tė ardhmen? A ėshtė ky personi me tė cilin doni tė jeni bashkė edhe me tutje? Janė kėto disa pyetje tė cilat do tė mė ndihmonin edhe mua edhe juve tė kuptojmė mė mirė situatėn dhe tė provojmė t’u japim pėrgjigjje dilemave tuaja, kėshtu qė nėse nuk e keni problem dhe siklet provoni t’I pergjigjeni dhe te jepni info pak me teper.Sa I pėrket asaj se a e keni FAT apo jo – me vjen keq t’ju them po ne nuk e kryejm atė rol parashikues.Nė pritje tė pėrgjigjjes tuaj! Na shkruaj prap.Gjithe te mirat!Vlerëso
zeshkanjaRE: fati18.07.2011 14:43Flm per pergjigjejen nje qeshtje qe me pengon esht ndoshta edhe qesharake por me pengon shum qe ati kan filluar ti bin floket sa her qe mundohem ta sho veten ne te ardhmen me te para syve me dalin floket e ti dhe ftofem tersisht nga ai nuk e ndjej qe e dashuroj edhe pse ai me do shum dhe me duron shum.sa i perket pyetjes per kete nuk di me shum anoj nga ajo se sdua te jem,por kam frik nga diqka qe me ka ndodh dhe per kete me shum jam e detyruar te jem bashk me te,thjesht nuk e ndjej qe e dua as qe e dashuroj,
Adelina Nura - Ekspert i nukjevet RE: fati27.07.2011 14:35Faleminderit qė na ke shkruar prap!Sa I pėrket qėshtjes tuaj qė ju pengon – ju I keni dhėnė pėrgjigjje vetės duke thėnė se ju nuk jeni e dashuruar, sepse ne tė kundėrt, kjo gjė nuk do t’ju bėnte pėrshtypje tek I dashuri juaj. Ėshtė mirė qė tė provoni tė jeni e sinqert nė lidhjen tuaj dhe provoni t’a veni vetėn nė vendin e tė dashurit tuaj – si do tė ndiheshe ti sikur tė ishe nė atė pozitė qė ai ėshtė? Po sikur mos t’ju dontė ai, tė mos ju duronte? Si do tė ishte pėrshtypja juaj pėr tė apo cfarė do tė vepronit? Njė lidhje qė nuk ėshtė e sinqert dhe qė nuk ka brenda ndjenja prej tė dy palėve ėshtė rrezik sepse mund tė jetė jo funksionale dhe e pasuksesshme nė tė ardhmen. Ėshtė e rėndėsishme poashtu, qė ju tė mendoni qė tė mos I shkaktoni dhimbje e vuajtje njeri tjetrit. Ju e keni pėrmendur edhe “por kam frik nga diqka qe me ka ndodh dhe per kete me shum jam e detyruar te jem bashk me te”. Nė dashuri gjėrat nuk shkojnė me detyrim, frikė dhe mes dy partnereve duhet tė ekzistoj njė komunikim I shėndosh fizik dhe psiqik. Ėshtė poashtu shumė e rendėsishme qė mes ciftit tė ekzistoj tėrheqja fizike dhe emocionale qė lidhja tė jetė e shėndoshė. Nėse nuk e keni bezdi ndoshta mund tė tregoni me tutje cfarė ėshtė ajo dicka qė ka ndodhė dhe ju komplikon juve situatėn ? Ndoshta ėshtė mirė tė bėni njė kthim prapa nė mendime dhe tė bėni njė rivlerėsim pėr jetėn tėnde, vlerat dhe besimet tua. Secili prej nesh ka tė drejtė tė ndihet dhe tė mendoj atė qė ndjenė dhe mendonė, por duhet qė secili tė jetė I pėrgjegjėshėm pėr veprimet qė bėnė dhe pasojat e veprimeve prandaj, provoni t’I qartėsoni gjėrat me vetėn tuaj tė bindeni pėr zgjedhjen edhe tė diskutoni me tė dashurin tuaj pėr tė ardhmen e lidhjes tuaj kur ju mendoni se ėshtė momenti I duhur.Na shkruaj prap nėse ende ke nevojė tė qartėsohesh pėr kėtė gjė apo edhe per probleme e gjėra tė tjera qė tė preokupojnė! Gjithė tė mirat!Vlerëso
zeshkanjaRE: fati15.08.2011 16:35flm per pergjigjejen dhe prap po ju shkruaj,e kam cek edhe me lart se kam frik e ajo qe me shqetson me shum esht se kam ngelur shtatzan pa mardhenie seksuale dhe kjo me ka ardhur e pa pritur kur kam kuptuar nga mjeku madje edhe vetdija me ka humbur vetem shpirti im e din qka kam perjetuar abortin e kam ber me sukses mirpo prej ati momenti nuk kam qetsi shpirtrore dhe gjithmon medoj ne ate gjė,per ket them jam e detyruar te jem me te ndoshta kam probleme ne miter sepse kam dhimbje edhe pse aborti esht kryer me sukses,dhe per ket nuk kam guxim as te mendoj se qfar te bej as te flas me te dashurin,sepse nese vedosi per tu ndar,nuk do te kem guxim te nis ndonje lidhje,edhe po te ja nisesh ne momentin qe do ti tregosh do te le e do te perhap fjal dhe sdo te kem guxim me as te medoj te kem femij nese nuk jam me ket djal edhe pse jam edhe me ket sdi si do te mundem te vendos te kem femij thjesht kam thyerje nervore ne qdo nat sa her bie ne gjum me kujtohet ditet kur kam qen! me barr,kam qen e detyruar te mbes ashtu edhe per 10 dit ashtu sepse esht dasht ta prish virgjerin e ato dit qdo qast kam qar,madje esht dasht te ruhem te mos me shohin te shpis kjo gje me preukopon dhe nuk kam vullnet per asgj me falni nese e kam zgjatur
bonaRE: fati22.08.2011 11:27te pershendes zeshkane kam lexuar shum here komentet tua me vemendje me vjen me te vertet keq- por jeten e ke para,shume njeres kane vuajtje qe tjeret nuk u adin,por mundou ti harosh ato ,jeta eshte e bukur nese di ta jetosh, mos e the zemren ende,jeten e ke para do te behesh nene do ti harosh ato te kaluara,te gjithave ne fillim nuk na kane dashur familjet e te dashurve por ajo seshte gje,nga ajo cka ke perjetuar tani edhe luhatje je ftohur nga i dashuri por mos haro me kohen te gjitha do te regullohen ,te deshiroj jete te lumtur dhe cdo te mire nga tetova.
Adelina Nura - Ekspert i nukjevet RE: fati22.08.2011 14:37Pėrshendetje ! Faleminderit qė na ke shkruar dhe vazhdon tė shprehesh pėr gjėrat qė tė mundojnė – abolutisht nuk e keni zgjatur pėrkundrazi!Mė vjen mirė qė keni arritur tė hapni qėshtjen qė lidhet me pėrvojėn tuaj abortuese. Sigurisht ėshtė e kuptueshme qė kjo pėrvojė nuk mund tė harrohet lehtė dhe nga ajo qė keni shkruar po mund ta kuptoj qė jeni nė njė gjendje tė vėshtirė shpirtėrore e cila po ju pėrcjellė edhe pas abortimit. Edhe pse disa femra e kalojnė me lehtė procesin e abortit tė tjerat I pėrcjellė dhimbja fizike dhe shpirterore. Aborti ėshtė njė process I cili ju ndodhė shumė femrave. Ėshtė njė reagim instiktiv natyral pėr njė akt jonatyral qė ka ndodhur dhe bėhėt pėr arsye tė ndryshme (financiare, familjare, nga problemet shendetėsore etj) siq ju ka ndodhur edhe juve. Do te ndalem pak nė kėtė fjali tėndėn“dhe per ket nuk kam guxim as te mendoj se qfar te bej as te flas me te dashurin,sepse nese vedosi per tu ndar,nuk do te kem guxim te nis ndonje lidhje,edhe po te ja nisesh ne momentin qe do ti tregosh do te le e do te perhap fjal dhe sdo te kem guxim me as te medoj te kem femij nese nuk jam me ket djal” - nisur nga kjo mund tė them se ėshtė e rendėsishme qė sė pari tė fokusohemi nė kalimin e kėsaj situate nė tė cilėn gjendesh – tė cilėn po e pėrjeton pas abortit para se tė mendosh tė ndahesh, tė lidhesh me dikė tjetėr, tė mendosh pėr fėmijėn tjetėr apo edhe pėr atė cka do tė tė thojnė njerėzit, sepse nėse vazhdon t’I mendosh kėto gjėra do ta ngarkosh vetėn edhe mė shumė dhe do ta rėndosh situatėn. Edhe pse thoni qė aborti ėshtė kryer me sukses ju e pėrmendni qė keni dhimbje fizike prandaj do tė ishte mirė tė konsultoni doktorin (gjinekologun) pėr tė parė nėse cdo gjė ėshtė nė rregull ose thjeshtė pėr tė marrė kėshilla.Ėshtė shumė e kuptueshme qė nė njė situatė tė tillė tė keni apo tė keni pasur veshtėrsi tė flisni pėr kėtė gjė. Ajo cka unė do tė ju sygjeroja ėshtė qė tė flisni me ndonjė person me tė cilin ndiheni rehat (shoqe, femėr e cila ka pas pėrvojė abortuese – nėse nuk e keni bėrė deri me tani, por me ideale do tė ishte tė flisni me ndonjė profesionist - psikolog pėr tė cilin mund t’ju ndihmojm si tė kontaktoni me tė. Ju nuk duhet tė vuani nė heshtje nga frika qė do tė gjykoheni, do tė refuzoheni apo pėrbuzeni nga tė tjerėt, por te kėrkoni ndihmė siq keni filluar tė bėni me hapin qė keni marr pėr tė na shkruar nė kėtė faqe.Do tė doja tė sqaroja mė shumė pjesėn ku keni thėnė “ nuk kam qetėsi shpirtėrore” cfarė pėrjeton dmth…tė pėrshkruash ndjenjat, sjelljet, mendimet si dhe tė tregosh sa kohė ka kaluar nga kjo ngjarje (aborti). - kjo do tė ndihmojė tė qartėsosh edhe me tutje gjendjen tuaj psikologjike.Faleminderit edhe njėherė shumė qė na ke shkruar dhe gjėjė kohė tė pėrgjigjesh nė pyetjet e parashtruara! Gjithė tė mirat!Vlerëso
zeshkanjaRE: fati26.08.2011 10:23 flm qe me jeni pergjigjur sa i perket pyetjev qe mi keni parashtruar pa hezitim do te pergjigjem sa i perket abortit edhe disa dit behen nje vit qe e kam kryer,kam qen ne pushim kam menduar mos jam e ftohur e thon qe deti te ndimon sdi a me ka ndimuar apo jo,ndoshta nuk kam edhe dhimbje per shkak te kohes se nxet sepse dhimbje ndjej me shum kur ehst koha e ftohur madje ne ter dimrin edhe jam merzitur nga kjo.e sa i perket asaj qetsis shpirtrore esht se sa her bie ne gjum qdo nat me bie ndermend ngjarja neper te cilen kam kaluar dhe filloj te qaj,edhe neper tv kur sho dhe kur ndegjoj tema lidhje me shtatzani rrenqethem e tera dhe humbi shum keq ndjehem sdi skam as fjal te shpreh at qka e ndjej,po te kisha pasur mardhenie me te dashurin ndoshta nuk do te ishte kaq prekse ne jeten time kjo por pasi qe skam pasur mardhenie seksuale e kam ngelur me barr kur kam shkuar te mjeku kam menduar qe kam vetem qrregullim dhe kur me ka then se jeni shtatzan un i thoja skam pas mard! henie ai me fliste fjal te cilat turprohem tua a them edhe juve un betohesha qe skam pas mardhenie ai me thoshte deri ne qyk e fjal te tilla sa qe me ka ber te me bie te fikt,pastaj i kam tregu te dashurit tim ai ka qen i habitur ndoshta edhe ai ka dyshuar por ai me do shum dhe me beson shum kur kemi shkuar te nje mjek tjeter edhe ai e vertetoi se jam me barr dhe menjeher provoi te me kryej abortin edhe psi i thoja skam pasur mardhenie nuk me besonin deri sa e vertetoi ai qe jam virgjine dhe punet u koplikuan me shum sepse me thonin duhet te marr anestezion te pergjithshum qe te humbi virgjinen ne menyr si e bejn mjeket pastaj te ma kryejn abortin dhe te me qepin prap,dhe keshtu vendosum qe te mundohemi ta kryejm vet ket pun me te dashurin por edhe kjo nuk kryhej kur edinin se neper qka kalonim,thuajse te tera qytetet e kosoves i kemi vizituar qe te gjejm menyren me te leht ta kryejm dhe keta mjeket tan jo qe ta lehtesojn punen por te secili me friksonin me shum me thonin ! fjal te cilat me qmendnin ne pa pervoj an thonin ja ashtu ja k! eshtu mun me u shperthy mitra e duhet nderhyrje shkurt gjithnje me shum na i koplikonin gjerat dhe na friksonin,e u kry kjo pun por sot e asja dite nuk kam qetsi dhe gjithmon jam e merzitur ndjehem keq e lodhur e zhgenjyer nga jeta,dhe desha te di a mbesin sekrete kto shenime,per ket pun vetem motra i dashuri dhe ju te nderuar e dini askush tjeter she nuk mundem te flas me askend sepse nuk kam besim te askush e qa me pak te di qe ndonje i aferm shoqe apo diqka tjeter qe ka pas abort e te flas me te.te them te drejten tash edhe me pas ndonje grip apo diqka tjeter nuk kam guxim te vizitoj mjekun,edhe pse i dashuri im insiston madje kur me thot qe te vizitoj mjekun qmendem dhe filloj te qaj i them te lutem mos ma permen edhe pse jam e merzitur nga keto dhimbje nuk kam guxim te vizitoj mjekun flm per mirkuptim
Adelina Nura - Ekspert i nukjevet RE: fati02.09.2011 10:36Faleminderit qė I jeni pėrgjigjur pyetjeve dhe shpresoj qė kjo po ju bėnė tė ndiheni mirė.E keni pėrshkruar si shumė tė dhimbshėm procesin (qė nga marrja e lajmit tė shtatzanisė e deri nė kryerjen e abortit). Qasja e mjekėve ndaj jush nuk u ėshtė dukur adekuate dhe ka lėnė hapsirė qė ju tė mllefoseni me ta mirėpo, ju e pranoni edhe vet se situata juaj ka qenė paksa e komplikuar e ndoshta jo e hasur shpesh nga doktorėt prandaj ėshtė dashur tė bėhėt ndonjė zgjidhje me siguri e shpejtė. Ndoshta keni marr njė aversion nga spitali dhe zhgenjim nga doktoret por, duhet tė bėni pėrpjekje ta tejkaloni kėtė pengesė edhe tė shkoni pėr kontrollė dhe kėshillim sepse, kjo do t’ju lehtėsoj mė shumė dhe ėshtė nė tė mirėn tuaj. Sa I pėrket asaj nėse kėto mbesin secret apo jo.Kjo ėshtė njė faqe ku njerėzit qė janė tė interesuar shkruajnė pėr brengat e tyre dhe bėjnė pyetje duke marr pėrgjigjje nga ekspertet e kėsaj faqeje.Ndoshta ju e keni lexuar edhe njė koment qė dikush ju ka shkruar para meje.Poashtu ju mund tė merrni informacione edhe pėr probleme tė tjera qė mund tė kenė tė tjerėt megithatė kjo ėshtė anonime. Mendoni nėse takimi me njė psikolog do tė ishte mė adekuate pėr ju. Deri nė takimin me ndonjė psikologė apo person qe ndihesh rehat tė flasesh do tė doja tė keni parasysh se ka gjėra tė cilat mund t’i beni dhe t’I ndihmoni vetės duke u ballafaquar me ndjenjat dhe largimin e atyre qė janė negative. Lejojani vetės edhe nėse ndiheni nė pikėllim dhe vuani t’I shprehni ato sepse, kjo do t’ju ndihmojė ta ulni nivelin e tyre.Provo tė mos bėhėsh e vėshtirė – keqe dhe gjykuese ndaj vetes por, mbeshtete dhe jepi krah vetės. Kujtoja vetės qė e ke zgjedhur njė problem shumė tė vėshtirė, arsyen pse ėshtė dashur tė kryhet ky abort, si dhe bėhu e vetėdijshme qė ka qenė zgjedhja mė e mirė qė ju e keni bėrė nė rrethanat nė tė cilat ajo ka ndodhė. Mendoni qė edhe nėse do tė planifikoni njė shtatzani nė tė ardhmen sa do tė ndihmojė kjo pėrvojė dhe sa shumė e pėrgaditur pėr gjėra do tė jesh nga situata tė cilėn e ke pėrjetuar. Provo tė pėrshendetėsh me kėtė periudhė tė shtatzanisė dhe abortit nė mėnyrėn me tė mirė tė mundshme dhe ec para. Fillo tė mendosh pėr gjėrat tė cilat tė bėjnė tė ndihesh mirė edhe do t’I arrish nė jetė dhe fillo merru me to. Juve duhet ndoshta t’u gėzoj edhe fakti qė pavarėsisht ndjenjave tuaja tė pėrziera nė gjithė kėtė mes pėr vetėn, abortin, tė dashurin e tė cilat edhe arsyetohen, ju keni folur gjithmonė shumė mirė pėr tė dashurin dhe pėr mbėshtetjen tė cilen ai j’au ka ofruar nė shumė situate delicate.Kjo me siguri duhet t’ju bėjė tė ndiheni mirė qė ju keni afėr njė person I cili ju mbėshtetė, ju do dhe ju pėrkrah. Prap do tė kėrkoja nga ju qė tė mendoni dhe reflektoni mbi kėto pyetje: A mendoni qė duhet tė kaloni tėrė kohėn duke e fajsuar vetėn dhe duke menduar si keni mbetur shtatzėnė apo do tė ishtė mirė t’I gezoheshit faktit qė jeni mirė edhe cdo gjė ka pėrfunduar me sukses. Ka llojė llojė menyrash kur njerėzit mund tė ngelin shtatzėnė, nė fund tė fundit a I’a vlen qė ju tė brengoseni dhe t’ua mbushni mendjen njerėzve pėr mėnyrėn si keni ngeluar.Cka ėshtė e rendėsishme pas tė gjithė kėsaj pėr ju. Vazhdo tė na shkruash nėse ke nevojė edhe me tutje! Gjithė tė mirat!Vlerëso
zeshkanjaRE: fati05.09.2011 21:14flm shum nga ju qe gjeni koh per brengat tona sa her kam lexuarpergjigjejet qe me jan kthyer jo qe jam gezuar por edhe me lot i kamlexuar
sa i perket asaj qe dua te harroj ket periudh ndoshta do ta kishaharruar po te isha mir me shendet sepse e kam cekur edhe me lart se jamjo mir e ndoshta per ket gjithmon e mbaj ne jeten dhe koken time,thjeshtnuk kam guxim ta vizitoj mjekun kam marr fobi,edhe ashtu kam fobi ngaerrsira nuk kam guxim te fle pa pasur sa do pak drit,gjithashtu kam fobinga vendet e mbyllura si p.sh.ne lift nuk kam guxim te hy sepse e mendoj qe mund te ndalet dhe te mbesmbrenda dhe menjeher fillon te me zihet fryma thuajse dua te qmendem,poashtu nese e di qe me nje dhom apo shtepi nuk ka dalje menjeher fillonajo fobia,kam frik nga mjeku sepse qysh e re kam vizituar stematologundhe ai jo qe me ka prit me fjal te kqia por edhe me ka ber te me humbvetdija,pastaj kjo  epapritura qe me ndodhi,madje kur sho gra shtatzana igjith trupi me lshon dhe kam frik vetem kur ti sho sdi si ta largoj ketfrig,jam edhe shum nervoze per qdo gje,pasi nuk e din famijla qe jam meket djalin nuk kam guxim edhe !
 per ket ta vizitoj mjekun se ndoshta jam keq e ndoshta duhet ndonjenderhyrje e sio tu them familjes,ata kurr nuk besojn qe un kam kaluarneper nje gje te till ata kan besim shum te un,gjithmon e kam ruajturvirgjinitetin sepse ai ka pas dmth shum per mua,dhe kurr skam besuar sedo ta humb edhe per ket kam pasur gjithmon frik se kur te vije koha sido te mud te bindem qe ta humb me qdo kusht e kam ruajtur dhe ngela mebarr si po thojshin gjinekologat me lojra,ju falenderoj shum sa do pakpo ndjehem me e qet,edhe pse esht kryer me sukses sdi pse keto dhimbje.
JU FALENDEROHEM SHUMMMMMMMMMM SHUMMMMMMMM SHUMMMMMMM..........
Adelina Nura - Ekspert i nukjevet RE: fati13.09.2011 11:32 Me vjen shumėmirė qė ju keni filluar tė ndiheni mirė nga e gjithė kjo bisedė. Po e shohnevojėn qė shfaqet nga ana juaj pėr tė shprehur sa mė shumė gjėra qė ju shqetėsojnėdhe pėr t’u liruar nga ato. Do tė doja tė theksoja qė nuk mjafton kjo mėnyrė ekomunikimit pėr t’I biseduar dhe trajtuar gjėrat tė cilat po ju mundojnėprandaj mundohuni tė bini nė kontat me ndonjė psikolog/e qė punon nė ndonjėorganizatė apo qender pėr shendet mental.Pothujase secilika nga njė frikė tė paarsyeshme pėr njė apo dy gjėra. Tek disa kėto janėnormale e te disa tė tjerė mund tė pengoj nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Kurfrika ėshtė e paarsyeshme atėherė quhet fobi. Fobitė mund tė menagjohen dhekurohen me teknika tė ndryshme. Kjo ėshtė njė frikė intensive qė nė realitetnuk paraqet ndonjė rrezik actual. Ajo cka mund tė bėsh deri nėtakimin me ndonjė profesionist ėshtė: tė keni njė pėrson me vete nė rastet kurju keni frikė. Ėshtė mirė qė gradualisht t’I ekspozoheni situatave nga tė cilatkeni frikė dhe kur e shihni se asgjė e keq nuk do t’ju ndodhė atėherė do tėulet edhe niveli I frikės. Duhet tė mundoheni qė tė sfidoni mendimet tuajanegative p.sh kur jeni nė ashensor mund t’I ndryshoni mendimet duke thėnė qė mėka ndodhė edhe njėherė kjo ndjenjė po asgjė e keq nuk ka ndodhė. Po e cekėserish qė ky process kėrkon konsultimin me njė psikologė dhe behet me faza.Sa I pėrket frikėsnga doktorėt : kjo ėshtė e rrezikshme sepse ky refuzimqė bėni pėr t’I konsultuar ata ndikon nė pengimin e mjekimit dhe trajtimit tėvetes tuaj nė kohėn dhe momentin e caktuar  prandaj mendoje edhe njėherė kėtė gjė. Tė kuptoj shumė mirė edhe kur thua qė nukmund ta harrosh pėrvojėn e abortit por duhet tė ekzistoj vullneti dhe dėshira qėkėtė pėriudhė ngadal ngadal ta lesh prapa dhe tė mos bėhėsh viktimė ementalitetit qė ekziston pėr virgjėrinė dhe humbjen e tij.E ke pėrmendur edhe familjen kėtė herė tėcilet nuk e dinė pėr lidhjen tėnde - a mund tė tregosh cila ėshtė arsyeja qėnuk mund t’I tregosh atyre pėrveq abortit qė tė ka ndodhė apo si mendon qė dot’ia bėsh me tutje kėsaj situate. Faleminderit edhe je e mireseardhur teshkruash prap! Gjithė tė mirat.  Vlerëso
BesaRE: fati15.11.2011 11:24zeshkane te pershendes dhe desha ta bej nje pytje nese ki mundesi me u pergjigj sepse nuk po e kuptoj si ka mundesi qe te mbetesh shtatzene pa mardhenje seksuale... pershendetje
ZeshkanjaRE: fati22.11.2011 12:49 flm qe keni parashtruar pyetje edhe pse ju duket e pa besueshme kjo esht e vertet edhe pse edhe mua nese me kish then dikush sdo te besoja,madje as mjeket nuk kan besuar deri sa e kan vertetuar se jam virgjine,kam ngelur shtatzen sepse i dashuri im ka mestrubuar perfundi barkut tim dhe ajo pjes qe ka dalur nga penisi i te dashurit me ka rreshqitur dhe ka shkuar deri ne vagin dhe ka qen nje dit pare se te me vien mujoret,edhe pse as un skam besu kam qen e shokuar dhe me esht dashur ta humb vurgjerin qe ta kryej abortin sepse skam qen e gatshme dhe e pjekur per familje,po te doja familje do te humbja virgjerin me deshir,sipas jush nuk e besoni ket fakt por e vertet edhe ende jam e shqesuar dhe nuk kam qetsi shpirtrore,sespe per mua ka qen vdekje,pra mund te them se me lojra kam ngelur me barr
Adelina Nura - Ekspert i nukjevet RE: fati30.11.2011 13:46Pėrshendetje ! Mė vjen mirė qė ju i jeni rikthyer pėrseri shėrbimit tonė duke i ndihmuar tė tjerėt tė kuptojnė problemin tuaj tė cilin akoma si duket nuk e keni tejkaluar kur shpreheni “ende jam e shqesuar dhe nuk kam qetsi shpirtrore,sespe per mua ka qen vdekje”. Siq e din nė emailin e fundit ju jeni udhėzuar tė vazhdoni konsultime me ndonjė psikolog tė cilin mund ta gjeni nė komunitetin tuaj (Qendrat per Shendet Mental) apo ne qytetin tuaj.Do tė doja tė dija nėse e keni tejkaluar situatėn tuaj, si po ndiheni si dhe a e keni konsultuar dikė pėr ndihmė pėrveq neve?!   Na shkruaj pėr tė na sqaruar gjėndjen tuaj tė tanishme edhe tė lutem merri parasysh udhėzimet qė t’i kam bėrė ! Vazhdo tė na shkruash ! Gjithė tė mirat!Vlerëso
zeshkanjaRE: fati02.12.2011 11:32 flm shum,jo nuk e kam tejkaluar kete gje dhe ende jam ashtu por e dini edhe ju sa her ju kam shenuar dhe nuk e shihja te arsyeshme te shenoja prap me problemin tim sepse edhe ju do te lodheshit,e sa i perket konsultit psikologjik dua te di a keni ju ndonje psikolog apo ku mund ti gjej sepse nuk kam njohuri apo ku mund ti gjej,
edhe kisha dasht me dit a mund te shperndahet nga ana e psikologeve ngjarja ime,e di qe keto jan te ndaluara por ma merr mendja te pakten psikologet pa e biseduar temen p.sh.timen me te familjes nuk ka shanc,dhe nese antaret e familjes se psikologeve informohen ata ndoshta do te shperndani keto informata dhe ndoshta do ta kuptonin edhe te tjeret e un kete gje nuk dua qe ta kuptojn te tjeret,siq e din nje gje sa do e vogel me qen perhapet.edhe pse un nuk e kam te leht dhe se kam pasur e sdo ta kem e di qe esht nje gje shum e madhe e me pesh te madhe por nuk di nga te ja mbaj as nga te shkoj,ketu kam mbetur dhe nuk po mund te vazhdoj te mendoj pozitivisht,ndoshta ka momente kur se mendoj kete gje por ne shumicen e rasteve jam gjithnje me kete ne koke thuajse 95% jam e zhytur me kete gje ,nuk jam konsultuar me askend dhe nuk guxoj as te mendoj edhe nese konsultona me dikend dua qe te jete nje i panjohur dhe i cili sdo te mund te ipte informata per kete qe me ka ndodhur e sa i p!
 erket si ndihem,sa mi keni kthuer pergjigjejet ne ato momente kur i lexoja u ngushlloja sa do pak por prap me mundon ky problem,shpesh hy i lexoj pergjigjejet e juaja te pakten te jem per disa minuta mir por ajo esht e shkurter dhe prap behem keq thuajse kjo gje me esht pjekur ne koke
GresaRE: fati16.12.2011 12:16 zeshkane desha te them qe edhe une kam shum probleme jo vetem une por te gjith kemi probleme te nryshme ne jet.desha te te lus ta meresh kete situat me me lehtesi ti paske nje te dashur qe te don shum dhe kujdeset per ty shum ku ta kem un ate fat te kem te dashurin tim sikur ti te dashurit tim nuk do i kishin interesuar brengat e mia mendo mir qfar do vendosesh sepse edhe po te ndahesh dhe mbas nje kohe te kesh te dashur tjeter asnjeri zdo kujdeset per ty me kaq shum dashuri si ky tani sa i perket shtatzenis edhe un kam qen shtatzen dhe i dashuri im ska qen i gatshem per familje dhe kam duftutur te perdori barna ka qen fillim the me kan ardhur mestracionet e i dashuri yt po te mbeshtet per gjdo gje do te ishte shum keq pas te gjithave te ndahesh ti nga aj une perkundrazi o ta dashuroja edhe ma shum edhe une do e mbeshtesja per gjdo gje.ma mer mendja qe do kishe pas nje jet te mir me te dashurin tend dhe te lumtur dhe bashk do ja kishit arit mi haruar te gjitha dhe do!
 kishe niss nje jet nga fillim vetem te mundohesh sado pak me beso qe do tja arish
AnonimRE: fati19.12.2011 15:24 Edhe un jam ka mundona me arrit kete por se di pse nuk ma thot zemra qe muj me qen bashk me te,edhe pse e di qe sdo te mund te kem fat qe nje njeri tjeter ta kem fat si kete,ajo qe me pengon meshum esht se ati i kan ren floket dhe e di qe do te i bien edhe disa qe i kan mbetur dhe kjo me ben te ndihem keq sa qe mundona me largu kete gje nga koka kur me bie ndermend qe ai nje dit do te behet ashtu shum kthena brama dhe skam fare ndjenja per ate


sdi qfar te bej dhe esht nje koh e gjat qe jam me te por njejt edhe pas gjith atyre qe na kan ndodhur
RE: fati08.06.2012 14:35Me tradhtoi para nje viti isha shtatzan kisha 2 binjak me refuzonte sa her i afrosha justifikoshe jam i lodhur me fliet vazhdoi 5 muajsh binjaket me vdiqen ne barkkut qaja po pushim u bera shume nervoze sa nervat ja nzirja djalit 3vjec ?filluam jeten \"nga e para\" tani skam fare besimit tak ai vetem ziremi behem shume zheloze mundohet te me tregoj qe me do por... Jemi zen aq shume dhe me familjet tona ai nuk vjen te familja ime dhe un nuk vete kemi qe ne shkurt theksoj qe e dua shume nuk jetojme dot te ndar kam ikur 2hre dhe vjen me Mer !

Të nderuar përdorues të ueb faqes nukjevet.net, e kemi kënaqesinë të ju informojmë se do të ofrojmë edhe mundësinë e komenteve shtesë të cilat mund ti dergoni, por në raste të perdorimit të gjuhës fyese apo fjalëve banale, komenti juaj do të fshihet menjëherë.

*Komentet në fjalë paraqesin mendimet dhe qëndimet e personave përkatës e asesi të ueb faqes.

Kujdes! Këtu mundeni vetëm të komentoni mbi pyetjen e parë të parashtruar. Për pyetjen tuaj, ju lutemi drejtohuni te "Pyetje e re"

Ky forum moderohet nga administratori. Komenti juaj do të ruhet deri sa të miratohet dhe të publikohet nga administratori.